Grupe pune në terren për përmbytjet, Panariti: 6 mln euro kompensim për të 2015
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur gatishmërine e Ministrisë së Bujqësisë për parandalimin e përmbytjeve. Në përfundim të takimit me Ministrin e Bujqësisë së Kuvajtit, Ministri Edomond Panariti deklaroi se në terren kane zbritur grupe pune për të monitoruar situatën, ndërsa premtoi se kompesimi i përmbytjeve të vitit të kaluar në vlerën 6 milion euro do të nisë muajin e ardhshëm. Rikthimi i reshjeve intensive ka vënë në gadishmëri Ministrinë e Bujqësisë për ti paraprirë përmbytjeve në vend.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se janë ngritur disa grupe pune të cilat po monitorojnë situatën në terren, ndërsa premtoi se shumë shumë shpejt do të nisë kompesimi për përmbytjet e vitit 2015.Panariti: “Këtë vit kemi parashikuar ndërhyrje të fuqishme në sistemin e kullimit. Në konsolidimin e argjinaturave, në mbajtjen hapur të kanaleve të para. Sigurisht kërkojmë që dhe bashkitë të cilat tashmë kanë marrë kompetenca në administrimin e sistemit të kullimit, të vaditjes të bëjnë dhe ata pjesën e tyre në mënyrë që sistemi të funksionojë në mënyrën integrale. Parashikohen që 4 mln euro të kalojnë si dëmshpërblim për të gjithë fermerët që u dëmtuan. Tashmë ne e kemi listën e përcaktuar të fërmerëve të dëmeve. Ndërsa 2 mln euro do të kalojnë në trajtën e granteve në mbështetje të infrastukturës së dëmtuar”.Kjo deklaratë e Ministrit të Bujqësisë erdhi pas një takimi me homologun e Kuvajtit Ali Saleh Al-Omair.Shqipëria dhe Kuvajti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.Ministri i Kuvajtit premtoi ndihmë me mjete tip eskavatorë për të hapur kanalet kulluese, ndërsa tregoi interes për eksportin e ujit shqiptar.“Në fushën e bujqësisë shteti i Kuvajtit i kushton më tepër vëmendje sigurisë ushqimore. Gjatë takimit diskutuam për vështirësitë që has Shqipëria nga përmbytjet në veri dhe në jug dhe jemi të gatshëm të sjellim disa mjete për pastrimin e kanaleve kulluese. Me interes për ne është edhe sektori i ujit dhe po shohim mundësinë e eksportit të ujit shqiptar”.Ndër të tjera i pyetur për problemet me cilësinë e miellit që vjen nga Kosova dhe Serbia, Ministri Panariti deklaroi se nga analizat e bëra nuk kanë rezultuar probleme.Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kuvajtit do të konsistojë në shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale./Oranews.tv/