Shemben bordurat mbrojtëse të Osumit, rrezikon rënien e kalimtarëve në lumë

Shembja e bordurave mbrojtëse nga lumi Osum është kthyer në rrezik përmanent për banorët e Beratit, sidomos për fëmijët. E kontaktuar, Bashkia shpjegon se janë marrë masat e para emergjente, por për ta zgjidhur përfundimisht problemin pret lëvrimin e fondit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.Shembja e bordurave mbrojtëse në krah të lumit Osum është kthyer në problem shqetësues për qytetin muze.Ndikuar dhe nga kushtet atmosferike ditët e fundit, shembja e bordurave ka marrë përmasa dhe më të mëdha, ndërkohë që të rrezikuar janë këmbësorët veçanërisht fëmijët.Bashkia thotë është në pritje të lëvrimit të fondit për të ndërhyrë.Bledar Blano: Ne e kemi përgatitur këtë projekt dhe e kemi çuar në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Janë rreth 56 milion lekë të reja që synojnë ndërtimin e parmakëve, ndriçimin publik në atë zonë, ndërtimin e trotuarit në krahun tjetër të rrugës, rehabilitimin me asfalt të gjithë aksit dhe njëkohësisht rehabilitimin e zonës së ish-godinës Palma.Por, ndërsa Bashkia pret sigurimin e fondeve për realizimin e investimit situata në terren është mjaft e vështirë, pasi rreziku është i pranishëm aty ku kanë rënë bordurat mbrojtëse të lumit Osum.