Koreja nuk tërhiqet nga planet nukleare, Kim inspekton raketat bërthamore

Koreja e Veriut vijon me retorikën e saj luftarake dhe paralajmërimet për bombë bërthamore. Mediat vendase kanë publikuar imazhe të reja të liderit Kim Jong Un duke inspektuar testin e një rakete balistike. Koreja e jugut e quan provokim dhe thotë se po mban në gatishmëri ushtrinë. Media shtetërore e Koresë e Veriut ka publikuar të tjera imazhe të liderit, Kim Jong Un, duke inspektuar testet e raketave, për të cilat thotë se ishin të suksesshëm.Sipas KRT, e cila si zakonisht nuk publikon datën e inspetimit, lideri i vendit komunist ka qenë prezent në testin e motorit të njërit prej raketave dhe materialit të saj të brendshëm që rrit fuqinë e raketave balistike.Lajmi nëse konfirmohet, tregon se Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë një raketë balistike interkontinentale me një ritëm të shpejtë, në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.Debatit nëse Koreja e Veriut ka kapacitet për të krijuar një bombë bërthamore i është përgjigjur jugu, duke konfirmuar se veriu mundet të bëjë një test bërthamor në çdo kohë.Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut e konsideroi të enjten të gjithë këtë propces të veriut një provokim të pamatur, teksa Presidentja e vendit ka urdhëruar ushtrinë që të jetë e gatshme për t'iu përgjigjur.Shumë ekspertë besojnë se Veriut i duhet një dekadë për ndërtimin e një rakete dhe se nuk përbën kërcenim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në javët e fundit shteti i izoluar ka rritur retorikën luftarake, duke kërcënuar me sulme bërthamore Uashingtonin dhe Seulin.