17 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe, Meta në shkollën dhe muzeun “Ukshin Hoti”

Në 17-vjetorin e Masakrës së Krushës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një vizitë në shkollën e fshatit Krushë e Madhe  në Kosovë, që mban edhe emrin e patriotit “Ukshin Hoti”. Meta vlerësoi figurën e patriotit, duke e vënë theksin tek e ardhmja dhe brezi i ri.Meta: Krusha ishte ndoshta e para që vuajti hakmarrjen e okupatorit pas fillimit të bombardimeve nga ana e NATO-s më 24 mars. Një hakmarrje që e pësuan edhe fëmijët e Krushës, përveçse edhe vetë Ukshin Hoti… duke nderuar atë vepër patriotike, historike të Ukshin Hotit dhe të gjithë popullit të Krushës, jemi të kënaqur që takojmë këta fëmijë, të cilët shikojnë drejt të ardhmes.Meta shprehu bindjen se Kosova do të vijojë të ecë shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik, duke vlerësuar pozitivisht edhe hapat e hedhura në këto 17 vite.Meta: Padyshim që të gjitha këto zhvillime në këto 17 vite në Kosovë kanë qenë pozitive. Kosova është një realitet i prekshëm, është në një progres të pandërprerë, pavarësisht se të gjithë do të donim që edhe Kosova edhe Shqipëria të ecin edhe më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.I shoqëruar edhe nga Ambasadori ynë në Kosovë Qemal Minxhozi si edhe nga autoritetet më të larta lokale, Meta vizitoi një fabrikë për përpunimin e perimeve të konservuara, Muzeun "Ukshin Hoti" dhe vendosi një buqetë me lule në Varrezat e Dëshmorëve të fshatit.