Dy ministra belg paraqesin dorëheqjen pas sulmeve, refuzohen nga kryeministri
Dy ministra belgë kanë ofruar dorëheqjen gjatë orëve të fundit për shkak të pamundësinë së parandalimit të sulmeve që tronditën kryeqytetin e Belgjikës, por janë ndalur nga Kryeminsitri i vendit, Charlei Michel. Fjala është për Ministrin e Brendshëm, Jan Jambon si dhe atë të drejtësisë, Koen Gwns, të cilët kanë paraqitur të dy dorëheqjen tek kreu i ekzekutivit, i cili u ka kërkuar që të mos dorëzohen përballë kërcënimit terrorist. "Kur je në luftë, nuk mund të braktisësh fushën e betejës", mësohet të kenë qënë fjalët e Kryeministrit Michel.Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon si dhe ai i drejtësisë, Koen Gwns, kanë paraqitur që të dy dorëheqjen në zyrën e Kryeministrit të vendit, Charlei Michel, por ka qënë kreu i ekzekutivit i cili i ka inkurajuar që të mos dorëzohen përballë kërcënimit terrorist.Dy zyrtarët e qeverisë kanë pranuar dështimin e tyre në parandalimin e tragjedisë më të fundit që goditi Brukselin. Megjithatë, ata janë inkurajuar nga Kryeministri Michel, i cili mësohet t'u ketë kërkuar dy ministrave që të vijojnë ushtrimin e funksionit të tyre. Ministri i Brendshëm Jambon tha se kreu i ekzekutivit i kishte komunikuar se kur je në luftë, nuk mund t'a braktisësh fushën e betejës.Autoritetet belge kishin qënë në dijeni për mundësinë e një sulmi që do të godiste vendin, e megjithatë, nuk mund të bëjnë asgjë për të evituar një tragjedi si ajo e ditës së martë.Qeveria e Belgjikës ndodhet nën një trysni edhe më të madhe pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili theksoi më herët se autortietet turke, e kishin arrestuar një prej terrositëve që goditën Bruskelin pranë kufirit me Sirinë që në vitin 2015 dhe e kishin deportuar atë në Belgjikë, duke paralajmëruar edhe organet kompetente mbi rrezikshmërinë që ai paraqiste. Fjala është për ekstremistin që hodhi veten në erë në Metronë e Brukselit, Ibrahim El Bakraoui. Ai u la i lirë pak kohë pas deportimit të tij nga Turqia, pasi autoritetet belge nuk arritën të gjejnë një lidhje mes tij dhe organizatave terroriste./Ora News/