Të drejtat e autorit, Shoqata e Botuesve: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Edhe pse Ministria e Kulturës njoftoi ndryshime në draftin për të drejtat e autorit, grupet e interesit shprehen se një pjesë e kërkesave të tyre nuk janë reflektuar. Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve thotë se Ministria i ka përjashtuar nga konsultimet.Ymeri: “Ata duhet të na thoni ne. Ne e kemi ngritur probleme shumë  shqetësuese që dëmtojnë punën tonë. Në qoftë se ky projektligj u mor për tu përmirësuar u mor për të zgjidhur disa probleme që kanë qënë  dhe situate reale pas 10 vjetësh. Ne nuk e dimë se çfarë është bërë fare.Ne kemi probleme shumë serioze, probleme që kanë të bëjnë me fotokopjem. Kemi çështje për piraterinë, për kontratat e debutimit e kështu me radhë. Janë çështje serioze në punën tonë”.Për më tepër, Ymeri paralajmëron se nëse ligji kalon pa u marrë në konsideratë propozimet e tyre, atëherë shoqata do ti drejtohet Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese.Ymeri:“Ne kemi kërkuar si shoqata e botuesve që ky projektligj me ndryshimet që janë bërë, nuk e di cilat janë, të mos kalojnë në seancë plenare pa i parë dhe njëherë sepse do të shkaktonte një shqetësim shumë të madh. Ne pastaj do detyrohemi të ndërhyjmë pas presidentit njëkohësisht do ta dërgojmë dhe në gjykatë kushtetuese në qoftë se projektligji është në atë gjendje”.Por, për Kujtim Çashkun, i cili ka bërë disa propozime për ligjin, drafti i ri është pozitiv për zgjidhjen e problematikave të shtruara prej tyre.Çashku: “Është një nga hapat e një reforme mjaft të rëndësishme në raport me gjithë botën e autorëve në aspektin e gjërë të fjalës. Kur flasim për kinematografinë mendoj se hap shumë i rëndësishëm është që do i thuhet stop piraterisë aktuale dhe krimeve të kryera në raport me spekullime dhe shfrytëzime pa kriter të gjithë pasurisë kinematografike”.Drafti i ndryshuar është votuar nen për nen në komisionin e medias pa praninë e opozitës, dhe pritet që më 31 mars të kalojë në seancë plenare për votim./Oranews.tv/