Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Hagës ndalohet para vendimit për Karaxhiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2016, 13:42
Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime në ish-Jugosllavi është ndaluar sot në hyrje para shpalljes së vendimit për ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiçin.Florence Hartmann, ka shërbyer për ish-prokuroren zviceriane, Carla Del Ponte dhe është dënuar për shpërfillje të gjykatës, për botimin e një libri të detajuar me materiale konfidenciale, lidhur me punët e brendshme të Tribunalit.Autoritetet në Francë, aty ku jeton ajo, kanë refuzuar që ta zbatojnë dënimin. Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga autoritetet e Tribunalit./