Ngrijnë negociatat për Reformën në Drejtësi, opozita kushtëzon konsensusin

Një ditë pas arritën konsensusin për Byronë e Hetimit negociatat mes mazhorancës dhe opozitës janë ndërprerë. PD ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e debatit me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputëtëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.Vendimi erdhi pas mbledhjes jo të zakontë prej më shumë se 2 orë të grupit parlamentar të PD që kryetari Lulzim Basha e thirri pas seancës plenare për të dytën herë brenda kësaj dite. Edhe pse demokratët Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi u larguan nga selia blu, duke ftuar gazetarët në mbledhjen e orës 18:00 të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.Diskutimi u shty për të tretën herë me kërkesë të PD.Hysi: Nuk u paraqitën përfaqësuesit e opozitës.Opozita ka kërkuar kohë deri të martën për t’iu rikthyer negovciatave me shpresën e një marrëveshje për çështjen e mandateve të deputetëve socialist.E enjtja pritej të mbyllte dialogun mes palëve përmes dakordësi për çështjen e mandateve të institucioneve të drejtësisë, formulës së përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë .Por politika duket se po i trembet sërish konsensusit dhe tashmë mbetet për tu parë nëse do të riaktivizohen sërish ambasadorët Lu dhe Vlahutin për ti inkurajuar palët drejt finalizimit të dakordësisë./Oranews.tv/