Panik në Marinzë, Banorët: Janë hapur gropa thithëse në oborret e shtëpive
Në oborret e banesave të fshatit Marinëz, zona naftënxjerrëse në Fier po hapen gropa, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët. Ata i tremben zmadhimit të gropave sidomos gjatë natës, cka mund të rrezikojë shembjen e shtëpive. Sipas tyre, gropat janë pasojë e shpimit të puseve për naftë.Banorët: Këto janë shenjat e para të dhembjes së tokë. Jeta është e pagarantuar. As me banesën. -Me frikë rrojmë... -Ne nuk i kemi pasur këto probleme vitet e shkuara.Banorët e Marinzës thonë se pas shpërthimit të fontanës së gazit një vit më parë, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi uji që u vjen në cesma është i ndotur.Fshati Marinzë në Fier ka rreth 3500 banorë, ndërkohë që në zonën e parë aktive të nxjerrjes së karburantit, jetojnë 40 familje./Ora News/