Stadiumi 400 mijë dollarësh i lojërave me dorë po grabitet për skrap
Në Kukës vijon të dëmtohet stadiumi i lojërave me dorë, i dyti për nga rëndësia pas stadiumit të futbollit në qytetin verilindor. Ndonëse pak vjet më parë stadiumi u restaurua me fondin 400 mijë dollarë, sot pjesët metalike të stolave po vidhen për skrap.Stadiumi i lojërave me dorë në qytetin e Kukësit, vepra e dytë më e rëndësishme pas stadiumit të futbollit "Zeqir Ymeri", vazhdon të jetë pre për vjedhësit e pjesëve metalike të stolave për skrap.Siç duket edhe nga pamjet, përveç stolave plastikë është dëmtuar dhe fusha artificiale e basketbollit dhe volejbollit.Drejtori i klubit shumë sportësh thotë se shumë shpejt do ndërhyhet nga Bashkia për rehabilitimin e këtij stadiumi, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e dëmtojnë.Kujtim Kovaçi: Kemi bërë ca punime, pastrime, rregullime të fushës. Momentalisht stolat janë dëmtuar, ti mirëmbajnë se për vete i kanë. Këtu vinë fëmijë dhe i kemi lejuar, nxënës shkollash që bëjnë stërvitje në orën e fiskulturës.Vetëm 5 vjet më parë ky stadium iu nënshtrua një rikonstruksioni me një fond prej 400 mijë dollarë të akorduara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për rrethimin e stadiumit, vendosjen e ndenjësve për spektatorët dhe instalimi i një fushe portative basketbolli dhe volejbolli, ndërkohë që shërben edhe për aktivitete kulturore.