Refugjatët sirianë, Korça dhe Gjirokastra do jenë vendet e para pritëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2016, 12:19
Korça dhe Gjirokastra po marrin masat në rast fluksi të refugjatëve sirianë përmes pikave kufitare të Kapshticës dhe Gjirokastrës.Në Korçë pritet të ngrihen çadra në Drenovë dhe në ish-repartin ushtarak të Bilishtit, në afërsi të Kapshticës, ku kapaciteti pritës mendohet të jetë rreth 2 mijë persona gjithsej në të dyja vendstrehimet.Ndërsa në Gjirokastër deri tani janë dy hapësira të mëdha ku mund të ngrihen rreth 5 mijë çadra, të cilat mund të strehojnë mbi 10 mijë persona: Aerodromi i Gjirokastrës dhe një territor rreth ish-Brigadës së Këmbësorisë të Forcave të Armatosura në repartin e Gërhotit.