Shpërthim eksplozivi në hidrocentralin e Vinjollit në Kurbin, një në pranga

Një shpërthim i fortë fatmirësisht pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në ndërtesën që i shërbente hidrocentralit të Vinjollit në fshatin Gallatë të rrethit të Kurbinit për shpërndarjen e energjesisë.Policia sqaron se shpërthimi me lëndë eksplozive ka ndodhur në objektin në pronësi të shtetasit me iniciale T.L, 79 vjeç, banues në fshatin Mal Bardh.Policia sqaron se objekti i dëmtuar përdoret për kontrollin dhe transmetimin e linjës elektrike që vjen nga HEC-it Vinjoll , në pronësi të shtetasit F.L.Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Hysen Balloku, 24 vjeç, banues po në fshatin Vinioll të Kurbinit.Nga eksplozivi i shpërthyer, ka pasur dëmtime në murin anësor të objektit njëkatësh i ndërtuar me blloqe betoni.Gjithashtu nga këqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e  provës  materiale një fitil zjarrpërcjellës, i cili dyshohet se ka shërbyer për realizimin e shpërthimit të lëndës eksplozive.“Motivi i vendosjes së kësa lënde eksplozive, dyshohet për çështje pronësie  lidhur me ndërtimin e HEC-it Vinjoll, nga familjarët e  shtetasit Hysen Balloku me  familjarët e shtetasit T.L”, sqaron policia.Një punëtor në hidrocentral thotë se dëmi i shkaktuar është kolosal dhe se pronari i HEC kishte kontribuar dhe në shërbim të komunitetit duke rikonstruktuar rrugët lokale.DSC_1182 DSC_1185/Ora News/