Mustafa: Xhihadistë, kthehuni në Kosovë!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që luftojnë në Siri që të rikthehen në vend dhe të “pendohen”.Mustafa: Edhe pse në numër të vogël, unë ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që po marrin pjesë në luftimet në Siri, që të kthehen në Kosovë dhe të vetëdijësohen për dëmet që mund të shkaktojnë me veprimet e tyre.Deklaratat e tij u bënë në foltoren e Kuvendit të Kosovë, ku foli për sulmet terroriste në Bruksel, ndërsa theksoi se institucionet për rendin dhe sigurinë janë në gatishmëri.Mustafa: Kosova ka treguar përkushtimin e saj që ta ruaj paqen dhe që të jetë pjesë e luftës kundër çdo veprimi të keq, të ndërtoj raporte të mira ndëretnike dhe ndërfetare. Unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi pjesë e këtij përkushtimi. I ftoj të gjithë qytetarët tanë që janë në fronte të luftës, të dalin nga këto fronte, fronte të cilat janë në dëmin të vetës së tyre, viktimave atje dhe mund ta ketë dëm edhe në vendin tonë. Organet e sigurisë së Kosovë po i marrin të gjitha masat që ta shtojnë sigurinë në vend. Kërkoj bashkëpunim të të gjithë qytetarëve tonë, që ta shtojmë sigurinë në vend, duke qenë kështu pjesë e sigurisë globale.