Hoxhaj: Do shtrijmë autoritetin me çdo kusht në veri

Ministri i Jashtëm Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se pret që në takimin e radhës mes Kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic të arrihet pakt për planin zbatues sa i përket marrëveshjen së arritur më 19 prill në Bruksel, në të kundërtën Hoxhaj paralajmëron se Kosova do të shtrij autoritetin ligjor dhe kushtetuese në Veri të vendit.“Nëse Serbia e bllokon hartimin dhe zbatimi e një plani të tillë, ne në çdo formë, në çdo mënyrë do ta shtrijmë sovranitetin tonë në Veri. Prandaj, është më se e rëndësishme që Serbia ta kuptoj që pajtimi rreth planit zbatues dhe mbi të gjitha zbatimi i tij është në interes të saj dhe të rajonit”, ka thënë Hoxhaj.Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje para tre javësh për të ndryshuar gjendjen në Veri, por se deri më tani nuk ka pasur asnjë hap drejt zbatimit të saj. Qytetarët në veri nuk janë dakort  të zbatojnë marrëveshjen, ndërkohë liderët në Beograd kanë dhënë vetëm deklarata se pajtimi i arritur në Bruksel do të shkoj deri në fund.Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se pa zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë, rruga e Beogradit drejt BE-së do të mbetet e bllokuar.“Serbia nuk ka alternativë tjetër përveç se ta pranoj një plan të implementimit në takimin e radhës që do të ndodh mes dy Kryeministrave. Mbi të gjitha të lëviz në implementim të këtij plani, përndryshe do ta humbë njëherë e përgjithmonë shansin që ta merr datën për anëtarësim në BE. Është mese vendimtare, jo vetëm pajtimi i planit për implementim, por edhe zbatimi i tij në terren në një gjendje të matshme, para se në fund të qershorit vendet anëtare të BE-së të vendosin pro datës të Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.Sipas tij, vendimtare në hartimin e pastaj edhe zbatimin e marrëveshjes do të jetë presioni i BE-së dhe SHBA-së.“Koha po kalon dhe ka shumë pak kohë. Jam shumë i sigurt se në ditët e ardhshme do të ketë hapa konkretë në takimet e radhës dhe Serbia do të detyrohet ta pranojë një plan implementues për marrëveshjen. Mendoj se Brukseli dhe Ëashingtoni si garantues i marrëveshjes do të përdorin të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion që sa më parë të kemi një plan implementues dhe që sa më parë të kemi kushte për zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar ai.Ndërkohë, gjatë këtij muaji pritet të takohen përsëri Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic për të folur për planin për zbatimin e marrëveshjes. Në delegacion i Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar para disa ditësh të pajtohet për planin implementues të marrëveshjes.