Fyle: Marrja e datës varet nga vetë Maqedonia

Nga Maqedonia varet nëse në qershor do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu porositi sot eurokomisari Shtefan Fyle.Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Fyle tha se Komisioni Evropian bëri çmos për t’i mbështetur ato procese, së pari me dialogun aderues në nivel të lartë, që sipas komisionerit, solli rezultate të mira, dhe e ktheu vendin në agjendën evropiane, dhe së dyti përmes ndihmës për daljen nga qorrsokaku politik, pas incidenteve të 24 dhjetori në Kuvend, me arritjen e marrëveshjes më 1 mars.“Para se gjithash unë jam i brengosur, që kjo marrëveshje ende nuk është implemntuar tërësisht. Element kyç është komisioni që duhet të bëj hetime për ngjarjet. Dhe kur kjo ende nuk është bërë unë pyes, që flet për atë se forca e institucioneve demokratike është në atë vend”, tha Shtefan Fyle, eurokomisioneri për zgjerim.Komisioneri Fyle beson se bisedimet e intensifikuara për çështjen e emrit së shpejti do të japin rezultat.“Shumë shpresoj se propozimi aktual i z. Nimicit do të sjell rezultate kryetar, se të gjitha këto çështje për të cilat flas duke përfshirë edhe marrëdhëniet me bullgarinë do të kontribuonin për marrjen e vendimeve pozitive në qershor, mirëpo, topi është në anën e Shkupit”, u shpreh Shtefan Fyle.Për dallim nga komisari Fyle, kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se Maqedonia tashmë e ka merituar datën. Në urimin dërguar kryetarit të Komisionit. Zhoze Manuel Baroso me rastin e ditës të Evropës Gruevski thotë se:“Shpresoj se përparimi i arritur dhe rezultatet në implementimin e reformave do të jenë argumentet kryesore, që do të mundësojnë në qershor të këtij vit, të merret vendimi për anëtarësimin në BE”.Një mesazh të ngjashëm dërgoi edhe presidenti Gjorge Ivanov në urimin për kryetarin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj.“Ju bind se ne nuk duam privilegje, por kriteret e njëjta, që u aplikuan për vendet e tjera anëtare të Bashkimit”, thuhet në letrën që presidenti Ivanov i dërgoi kryetarit të Këshillit të Evropës Herman Van Rompuj.