Arrestimi i tre kosovarëve, Prokurori: Po përgatisnin krime të rënda ndaj Gjermanisë
Prokuroria e Mynihut në Gjermani ka deklaruar se tre shtetasit nga Kosova që u arrestuan në Bavari po përgatisnin krime të rënda ndaj vendit.Ka qenë Prokuroria bavareze që ka konfirmuar lajmin, duke u shprehur se hetimet vijojnë. Sipas autoriteteve gjermane pas marrjes në pyetje dhe mbledhjes së provave do të përcaktohet masa e paraburgimit.Tre kosovarë janë arrestuar në një makinë me targa belge në Bavari pasi dyshohet se po përgatisnin një krim të rëndë kundër shtetit.Kështu e ka cilësuar duke e konfimrmuar njëkohësisht lajmin Prokuroria e mynihut. Në një konferencë për shtyp prokurori Florian Weinzierl u shpreh:“Unë mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar, të dyshuar për përgatitjen e një krimi të rëndë. Ne jemi duke shqyrtuar deklaratat e të dyshuarve dhe më tej hetimet do të përcaktojnë nëse mund të lëshojmë urdhrin e plotë për paraburgim”.Policia tha të martën në mbrëmje se arrestimet erdhën pas dyshimeve se shtetasit kosovarë po përgatisnin një sulm terrorist, por operacioni u zhvillura para sulmeve në Bruksel dhe deri tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tyre me sulmet e kryeqytetit belg, por gjithsesi autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë.Sipas raportit të policisë, ka qenë një person i panjohur që ka sinjalizuar autoritetet për një makinë të dyshimtë dhe më pas makina u lokalizua në autostradën mes Salzburgut të Austrisë dhe Mynihut në Bavari.Të dyshuarit kanë deklaruar për autoritetet se punojnë në Belgjikë. Ngjarja vjen në kohën kur e gjithë Europa është e tronditur nga sulmet e Brukselit dhe ku për pasojë kanë rritur masat e sigurisë në nivelin më maksimal që pas sulmeve të Parisit.