Investimet, vlonjatët: Jo punime në prag të sezonit turistik, RIP Lungomare

Lëvizja qytetare për Vlorën ka protestuar në zonën ku po ndërtohet Lungomare, duke kërkuar moszvarritje të investimeve. Protestuesit kërkuan më shumë vëmendje dhe investime për qytetin e Vlorës, një zonë turistike, si dhe të mos kryen punime në prag të sezonit veror.Në prang të sezonit turistik, Lëvizja Qytetare për Vlorën ka protestuar pranë zonës ku po ndërtohet Lungomare.Përfaqësues të grupimit kërkuan nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që të investohet më shumë në qytetin me shumë potenciale turistike.Protestuesi: Vlora është një qytet turistik e megjithatë për turizmin këtu nuk është marrë asnjë masë dhe nuk bëhet asnjë shërbim nga Bashkia dhe Qeveria. Jemi këtu në këtë protestë për t’iu kujtuar që Lungomare ka tre vjet që është një histori mashtrimi, dështimi dhe shkatërrimi. Në këtë qytet edhe pse mendojmë se është turistik dhe vlonjatët kanë investuar kaq shumë për turizimin prapë se prapë nuk e gjejnë dot veten në këtë qytet, por nisen dhe ikin.Protestuesja: Dhe kërkojnë të na vinë ne këtu, ne jemi vetë sirianë këtu. Jemi tek buka e gojës.Protestuesit kërkuan të mos zvarriten punimet për Lungomaren dhe çdo investim për përmirësimin e imazhit të Vlorës të mos kryhet në prag të nisjes së sezonit.