Kapet bashkëpunëtori i shtatë i “Velçanit”, iu sekuestruan 700 kg kanabis
Kapet dhe ndalohet edhe bashkëpunëtori i shtatë, i implikuar në ngjarjen e ndodhur më 29.10.2015 në fshatin Velçan të Maliqt, ku u gjetën dhe sekuestruan rimin e 722. 5 kg kanabis.Polia e Korçës vë në pranga edhe bashkëpunëtorin e shtatë të implikuar në ngjarjen e ndodhur më 29.10.2015 në fshatin Velçan të Maliqt, ku u gjetën dhe sekuestruan rimin e 722. 5 kg kanabis.Blutë kanë arrestuar Nikola Blacërin, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas.Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 106, datë 07.03.2016, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe e municionit” .Bëhet fjalë për Operacionin Antidrogë të koduar “Velçani”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 722,5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe 3 (tre) armë zjarri.Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast , janë kapur dhe ndaluar 6 shtetas që sëbashku me Blacerin bëhen 7 të ndaluar.