Nishani: Reforma në Drejtësi, për të krijuar gjyqësor të pavarur dhe llogaridhënës

Përfundimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për të krijuar një gjyqësor të pavarur dhe llogaridhënës. Duke folur nga Këshilli i Europës pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm Thorbjorn Jagland, Presidenti Bujar Nishani vlerësoi ndihmën e dhënë nga Komisioni i Venecias për të realizuar reformën në drejtësi si dhe për të krijuar një sistem gjyqësor sa më eficent.Nishani: Ndava me Sekretarin e Përgjithshëm dhe e informova atë për reformat e thella të brendshme në vendin tonë, sidomos për atë në gjyqësor, e cila përbën objektivën dhe përparësinë kryesore këto ditë. Pata edhe rastin të përcjell në emrin tim dhe atë të Institucionit të Presidentit të Republikës, edhe në emër të popullit shqiptar, të Parlamentit shqiptar dhe të forcave politike, mirënjohjen tonë për Komisionin e Venecias, që na ka qëndruar pranë duke e udhëhequr këtë proces të reformës gjyqësore me ekspertizën e tij të shkëlqyer dhe tani, aktorët shqiptarë, që janë të përfshirë në reformë, po punojnë ngushtësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat janë udhërrëfyesit dhe mbi bazën e të cilave ne po punojmë që të realizojmë një reformë të vërtetë e të thellë për pasur një sistem gjyqësor efiçient, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe të pavarur.Presidenti Bujar Nishani shprehu gjithashtu edhe mirënjohjen për rolin dhe kontributin e rëndësishëm që Këshilli i Evropës në drejtim të promovimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.