Sheshi i Brukselit mbushet me mesazhe solidariteti pas sulmeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2016, 18:06
Një shesh në Bruksel është kthyer në një dërrase gjigante për njerëzit të cilët kanë lënë mesazhe solidariteti me shkumësa për viktimat e sulmeve terroriste që tronditën Belgjikën mëngjesin e sotëm.Belgë dhe turistë nga vende të tjera janë grumbulluar në shesh jashtë Bourse pas serisë së sulmeve që goditën aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin e Belgjikës.Mesazhet varionin nga ato të mbushura me zemërim deri ato që shprehnin solidaritet si : “Nga Spanja me dashuri”, “Paqe jo luftë” të cilat jepnin shpresë për një botë më të mirë.Megjithatë akti i daljes në shesh përfaqësonte një akt mosbindje pasi të gjithë njerëzve në qytet iu komunikua të qëndronin në shtëpi dhe të shmagnin lëvizjet e panevojshme.
/Oranews.tv/