Dënohet me 22 vite burg pilotja ukrainase, Poroshenko ofron “shkëmbim” për lirimin e saj
Pilotja ukrainase Nadiya Savchenko u dënua me 22 vite burg nga një gjykatë ruse. Ajo u arrestua në qershor të vitit 2014 në Ukrainë.Tashmë, ajo është shpallur fajtor për akuzën e vdekjes së dy gazetarëve rusë gjatë sulmeve të saj me avionë në konfliktin në lindje të Ukrainës. Arrestimi është cilësuar politikë nga shumë organizma ndërkombëtar.Ajo këndoi një këngë popullore në sallën e gjyqit, teksa u shpall dënimi. Ajo mohoi të gjitha akuzat e ngritura nga drejtësia ruse. Nga ana tjetër, Ukraina nuk do të njohë të ashtuquajturin “verdiktin” e gjykatës ruse.Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e përshkroi gjyqin si as “famëkeq”. Në një deklaratë, ai tha se ishte i gatshëm për të shkëmbyen piloten me dy ushtarë rusë të arrestuar në Ukrainë dhe të akuzuar për “pjesëmarrjen e tyre në një agresion të armatosur” kundër vendit./Ora News/