Sulmet në Bruksel, Renzi: Atentatorët ndodhen brenda qyteteve tona

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel. Në një konferencë për mediat, Renzi tha se reagimi ndaj këtyre sulmeve është detyrim."Në Europe duhet të ngrihet një strukturë unike për sigurinë e mbrojtjen", tha kryeministri italian.Renzi tha se atentatorët ndodhen brenda qyteteve tona dhe fshihen në periferi dhe në zona urbane.Renzi: Të reagojmë kundër këtyre sulmeve terroriste është një detyrim. Para ngjarjeve të tilla nuk ka as parti e as ngjyra politike. Kush mendon se duke mbyllur kufijtë problemi zgjidhet gabon. Atentatorët gjënden brenda qyteteve tona.Është momenti të themi se kërcënimi është global. Terroristët gjënden në qytete, fshihen në periferi e në zona urbane.Terroristët kanë ndjekur një skenar të trishtë duke goditur vendet e jetën e perditshme. Bashkimi Europian duhet ta çojë deri në fund luftën kundër terrorrizmit. Që prej 1954 që diskutohet mbi rendin e sigurinë e përbashkët në BE.Në Europe duhet të ngrihet një strukturë unike për sigurinë e mbrojtjen.Nuk duhet të neglizhojmë simbolikën e këtyre atentateve, vendodhjen e tyre në Bruksel, pranë institucioneve Europian.