Kryeministri belg: Po jetojmë kohë të tmerrshme, Prokurori: Një person në kërkim

“Po jetojmë kohë të tmerrshme”, kështu ka deklaruar kryeministri i Belgjikës Charles Michel në një konferencë të përbashkët edhe me Prokurorin belg, i cili tha se është shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ka lidhje me sulmet terroriste ku 34 persona mbetën të vrarë.Charles Michel: Do të qëndrojmë të bashkuar, do të mbrojmë lirinë tone. Duhet të përpiqemi që të kthehemi në jetesën normale. Liria u godit sot në Bruksel, më parë ndodhi ne Paris, Londër e Spanjë. Kam marrë mbështetje nga mbarë bota. Jemi përballë një reziku të përbashkët, por do ta luftojmë të gjithë bashkë. Ne jemi të vendosur që ta mbrojmë lirinë tone. Po jetojmë kohë të tmerrshme.Prokurori belg: Nga dy sulmet në aeroport dhe në metro shkaktoi shumë viktima. Policia është në kërkim të një personi të publikuar në foto më pare. Po zhvillohen kërkime kërkime intensive për një të dyshuar që mban kapele në foto.