Berat, arrestohen 2 persona, po transportonin marijuanë me makinë
Dy persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 6 kg marijuanë në mjetin e tyre Ford.Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Spring 2016” në Berat u vunë në pranga shtetasit Eldison Dyli 34 vjeç dhe M.D 16 vjeç, me akuzën e prodhimit dhe shtijes së lëndëve narkotike.“Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugorë Fier-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e Sqeurit”, u kapën me automjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 677 CE, duke transportuar me qëllim shitje një sasi prej 6 kg lëndë narkotike marijuana”, sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve*“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.[caption id="attachment_705276" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_705279" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_705277" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina me te cilen u transportonte droga[/caption][caption id="attachment_705278" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Celularet e autoreve te sekuestruar[/caption]