S'ka shqiptarë të lënduar, Ambasada jonë në Bruksel numër telefoni në dispozicion

Përfaqësuesja e Shqipërisë Pranë Bashkimit Evropian, Suela Janina, në një lidhje telefonike për Ora News, informoi se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë të lënduar nga sulmet terroriste në Bruksel.Janina: Nuk kemi informacione që ndërmjet viktima të ketë shtetas shqiptarë, megjithatë ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet këtu në Bruksel për të qenë sa më afër qytetarëve shqiptarë.Ambasadorja Janina u shpreh se stafi i misionit diplomatik shqiptar në Bruksel është në gatishmëri të të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Belgjikë dhe se po bashkëpunojnë më autoritetet belge të emergjencës.Janina: Në momentin që u zhvilluan të dy shpërthimet kam qenë në selinë e PE sepse ishte dhe një koncidencë që sot kishim miratimin e rezolutës për Shqipërinë, diskutimin në Komisionin e Jashtëm dhe ndodhesha aty. Menjëherë pas kësaj jam zhvendosur, jam në detyrë, sëbashku me personelin kemi vendosur kontaktet e nevojshme me autoritetet belge, spitalet e Brukselit për të qenë sa më afër qytetarëve.  Ambasada shqiptare në Bruksel ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni ku shtetasit shqiptarët mund të kontaktojnë për më shumë informacione. 0032 488 95 0217.Në Belgjikë jetojnë një numër i madh shqiptarësh, ndërsa në momentin e sulmeve atje ndodhej edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili po merrte pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Nëpërmjet një postimi në facebook, Balla shkruan se pak sekonda mund të kishin qënë fatale."Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet më shume forcë për të goditur terrorizmin. Janë të pabesë", shkruan ai.Gazetarët shqiptarë në Bruksel, Fatos Mahmutaj, Arta Tozaj, Erblin Iskurti raportuan për Ora News terrorin që edhe ata kanë përjetuar në momentet e sulmit.https://www.youtube.com/watch?v=wAdURNPjDaA