KE thirrje zyrtarëve të mos dalin jashtë, në Francë ushtria blindon aeroportet dhe stacionet
Sulmet në Bruksel kanë shkaktuar alarm edhe në Francë. Autoritetet franceze kanë marrë masa të ashpra, duke vënë policinë në gatishmëri.Në pikat strategjike të vendit janë dërguar forcat ushtarake, si në aeroporte, metro apo stacione të mëdha autobusësh.Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njesinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anuluar. “Terminalet janë pikat e dobëta të ‘ajrit’,sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut”, tha ai.Komisioni Europian u kërkon të gjithë funksionarëve të mos dalin nga institucionet evropiane si dhe të qëndrojnë në shtëpi ose në zyrat e tyre ku ndodhen momentalisht.Lajmi është bërë i ditur nga zv presidenti i KE-së Kristalina Georgieva me një twitter.Autoritete thonë se janë mbyllur të gjithë metrotë, avionët kanë devijuar lëvizjen e tyre gjithashtu janë mbyllur të gjithë muzetë.Ndërkohë dhe Franca ka ngritur nivelin e sigurisë në aeporte, shkruan Le Figaro/Oranews.tv/