Pamje tronditëse nga metroja në Bruksel, rritet bilanci i viktimave
Kryeministri i Belgjikës tha në një konferencë për shtypi se nuk mund të konfirmonte zyrtarisht se sa ishte numri i viktimave dhe i të plagosurve nga sulmet në Bruksel.Megjithatë, britanikja “Daily Mail” shkruan se të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas shpërthimit në Metronë e mbushur me njerëz këtë mëngjes.Imazhet që vijnë nga stacioni i Metrosë “Maelbeek” janë tronditëse ku njerëz të gjakosur shihen të shtrirë në tokë.Viktimat shihen edhe në trotuar vetëm 400 metra larg ndërtesës së selisë së Bashkimit Evropian.Shpërthimi është regjistruar rreth orës 09:19 minuta pak më shumë se një orë nga shpërthimet e ndodhura në aeroportin e Brukselit.Imazhet e transmetuara nga mediat belge tregojnë se dëmi i shkaktuar është tejet i madh në stacionin Maelbeek të metrosë këtë mëngjes.Dy persona janë shoqëruar nga policia belge në lidhje me sulmin në Metronë Maelbeek. Ata u ndaluan rreth orës 11:00.Ende nuk ka shumë detaje për arrestimin e tyre dhe se çfarë roli mund të kenë pasur në sulm.
(10:20)Shpërthimi në metronë e Brukselit, 10 të vdekurNga shpërthimi i ndodhura në Metronë e Brukselit, mediat britanike flasin për 10 persona të vdekur.Mediat britanike shkruajnë se bilanci i viktimave pritet të rritet për shkak se ka shumë të plagosur rëndë.Pamjet dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë persona të shtrirë në dysheme dhe tulla e pluhur që kanë rënë përtokë.Metroja ndodhet fare pranë zyrave qendrore të Bashkimit Evropian.(10:24) Dy shpërthime në metronë e Brukselit, flitet për të plagosurDy shpërthime janë regjistruar në metronë e Brukselin, duke shkaktuar të plagosur, numri i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.Shpërthimet u regjistruan rreth orës 09:15 minuta, rreth një orë pas shpërthimeve të ndodhura në aeroportin e Brukselit. Metroja ishte në rikonstruksion prej disa muajsh.Metroja ku ndodhi shpërthimi ndodhet në lagjen Malbeek, pranë zyrave të Bashkimit Evropian.Pamjet e transmetuara në mediat ndërkombëtare tregojnë njerëzit që vrapojnë për të dalë nga ndërtesa, ndërsa aty del vazhdimisht tym.Të dhënat e para tregojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet nëse është shpërthim terrorist apo ndonjë aksident.Megjithatë, mediat ndërkombëtare e cilësojnë shpërthim. Kujtojmë se metroja po rikonstruktohet prej muajsh.Metroja ndodhet shumë pranë disa selive të rëndësishme të BE-së.Autoritetet vendase janë drejt shpalljes së emergjencës, ndërsa u kërkojnë qytetarëve që të deklarojnë të gjithë personat e huaj që u kanë dhënë banesa me qira.


Shperthimi i trete be BrukselTymi ne metro.Shpërthimi i tretë në Bruksel në një metro, flitet për të plagosur http://www.oranews.tv/bota/shperthimi-i-trete-ne-bruksel-ne-nje-metro/Posted by Ora News on 2016-03-22