31 të vrarë nga sulmet terroriste në Bruksel, ISIS merr përgjegjësinë
Terrorizmi ka goditur sërish zëmrën e Europës. 31 të pafajshëm humbën jetën si pasojë e sulmeve në Bruksel dhe mbi 170 të tjerë mbetën të plagosur të martën e 22 Marsit 2016. 11 persona humbën jetën dhe 81 persona u plagosën nga dy shpërthimet në aeroportin Zaventem të kryeqytetit belg. Rreth 20 persona u vranë ndërsa 106 të tjerë u plagosën shpërthimin e ndodhur në metronë Maalbeek. Ishte ora 08:00 e mëngjesit kur dy shpërthime goditën aeroportin dhe nuk do të kalonte shumë, por 79 minuta më pas, në orën 09:19, një tjetër shpërthim u dëgjua në një metro pranë selisë qëndrore të Bashkimit Europian.I tronditur por jo surprizuar, Kryeministri belg Charles Michel tha se ndodhi ajo që prisnim të ndodhte. Ndërkohë qeveria ka shpallur tre ditë zie.I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër sulmet në Bruksel. Përmes një deklarate që është shpërndarë nga agjencia e lajmeve A’maqProkuroria belg ka thënë se kanë gjetur një lëndë shpërthyese me lëndë kimike në rajonin Schaerbeek dhe një flamur të ISIS.Reuters informoi pasdite se shërbimet e sigurisë çaktivizuan një bombë të tretë në aeroport ndërkohë aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri të nesërHollande: Duhet plan ndërkombëtar kundër terrorizimit pa shkelur liritëTerrorizmi s’ka vend në Europë, Tirana zyrtare solidarizohet me popullin belgShpërthimet në aeroportTë paktën 11 persona kanë vdekur dhe 81 të tjerë janë plagosur pas dy shpërthimeve që tronditën aeroportin e Zaventemit në Bruksel në një sulm terrorist.Prokurori konfirmoi se shpërthimi në aeroport ishte vetëvrasës.Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.Në aeroport pati raportime për një përleshje me armë mes policisë dhe sulmuesve të cilët thërrisnin në gjuhën arabe para se të shpërthenin bomba e tyre. Një kallashnikov është gjetur më vonë në vendngjarje.Të dhëna të mëtejshme sugjeruan se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Policia belge ka arrestuar rreth orës 11:00 dy të dyshuar një milje nga stacioni i metrosë Maelbeek ku ndodhi sulmi i dytë.Qytetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi pasi qeveria belge ngriti nivelin e sigurisë në shkallën 4 të rrezikshmërisë dhe ka dërguar ushtarë në rrugë.Xhihadistët i gëzohen sulmeve në Bruksel.Sipas Liberation, e cila citon drejtuesin e Thalys, operatorit të trenave me shpejtësi të lartë, janë mbyllur të gjitha rrugët dhe linjat hekurudhore që lidhin Belgjikën me Francën.Ky mund të jetë një vendim i qeverisë belge por mësohet se lëvizja është bllokuar në të dyja drejtimet.Gazeta belge: Alarm për bombë në spitalin ku janë të plagosurit dhe AbdeslamPublikohen imazhet e terroristëve që kryen sulmin në aeroportin e BrukselitObama për sulmet në Bruksel: Të gjitha shtetet në botë të bëhen bashkë kundër terrorizimit
Kryeministri belg: I trembeshim sulmit dhe ndodhi“Ne i trembeshim një sulmi të mundshëm dhe ndodhi pikërisht ajo që kishim frikë se do të ndodhte. Po përballemi me një situatë të vështirë, ka të vdekur dhe të plagosur. Njësia e analizimit të kërcenimeve ka vendosur të cojë në katër nivelin e alarmit, cka do të thotë se do të rriten masat e sigurisë për forcimin e kontolleve në kufi dhe kufizimin e lëvzijeve në transportin publik. Gjithashtu do të rritet prezenca e ushtrisë në pikat krysore dhe po studiojmë marrjen e masave të tjera”Tronditja ne aeroport, Evakuohen shkollatBritma, panik, tym, njerëz që përpiqen ti shpëtojnë vdekjes dhe kaos. Kjo ishte situata pas sulmeve si në aeroport ashtu edhe në metro, ku dëshmitarë të shumtë rrëfejnë atë që kanë përjetuar dhe parë, trupa pa jetë dhe të plagosur kudo.Sistemi i metrosë, aeroportet, sitemi i autobusëve dhe tramëve të gjithë janë mbyllur. Autoritet kanë evakuuar shkollat e kopshtet.Brukseli është paralizuar jo vetëm teknikisht, nga ana e masave dhe trafikut, por edhe nga paniku. Ministri i Brendshëm i Belgjikës Jan Jmbon të hënën paralajmëroi në një farë mënyre ngjarjen kur tha se vendi ishte në nivelin më të lartë të gatishmërisë, pasi dyshohej për sulme të mundshme hakmarrëse pas arrestimit të Salah Abdeslam.E gjithë Europa u shokua, njësoj si për Parisin, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda kanë rritur masat e sigurisë në aeroporte, rrugë e kufij kurse liderët euopianë kanë përballë dhimbje, kriza dhe sfida që deri tani duket se po i mundin. Edhe Tirana forcoi masat e sigurisë në aeroportin "Nënë Tereza"
Kaosi pas shpërthimit në aeroportDëshmitarët në vendngjarje thanë se ndjenë tronditjen e fortë të shpërthimeve, që besohet se ishin përqëndruar në sportelin e kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines.Fotografi nga brenda sallës së pritjes tregojnë dyshemenë e mbuluar në tjegulla të rëna dhe pluhur si dhe njerëz të gjakosur duke dalë nga aeroporti. Të tjerë të plagosur janë fotografuar të shtrirë në dysheme.Të tjera foto nga jashtë tregojnë dritaret e terminalit të thyera nga forca e shpërthimit, tymin që ngrihet lart në qiell dhe pasagjerët të tmerruar që vrapojnë të largohen, të tjerë të gjakosur.Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se aeroporti është mbyllur. Trafiku hekurudhor në aeroport ka qenë gjithashtu i pezulluar.Incidenti vjen në një kohë kur kryeqyteti belg ishte në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të të dyshuarit të sulmeve terroriste në Paris, Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë.Dyshohet se sulmi në aeroport mund të jetë në shenjë hakmarrje për arrestimin e Abdeslam, por asgjë nuk është e konfirmuar.Pamje tronditëse nga metroja në BrukselImazhet që vijnë nga stacioni i Metrosë “Maelbeek” janë tronditëse ku njerëz të gjakosur shihen të shtrirë në tokë.Viktimat shiheshin edhe në trotuar vetëm 400 metra larg ndërtesës së selisë së Bashkimit Evropian.Imazhet e transmetuara nga mediat belge tregojnë se dëmi i shkaktuar është tejet i madh në stacionin Maelbeek të metrosë këtë mëngjes.









