Bruno Shllaku: Rama si Fan Noli, reformatori më i madh. Është burrë dhe më emocionon

Aktori shkodran, Bruno Shllaku u anëtarësua pak ditë më parë në radhët e Partisë Socialiste.I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku në “Channel One”, Shllaku flet për Edi Ramën si kryeministër, duke e cilësuar si burrë të madh. Ai thotë se se kreu i qeverisë po bën reforma të mëdha në vend.Megjithëse i përndjekur politikisht, ai ka mjaft simpati për Sul Bushatin, ish-Sekretari i Parë i Partisë dhe babai i ministrit të Jashtëm aktual, Ditmir Bushati, duke deklaruar se do t’i jepte edhe gjakun nëse do të ishte e nevojshme.Në intervistë, aktori flet edhe se si u pushkatua nga regjimi komunist xhaxhai i tij pa mbushur ende 17 vjeç.Intervista: Çfarë ndodh zoti Shllaku që ju keni këtë afeksion për zotin Rama?Nëse i referohem Frojdit, nëse njeriu nuk ka pathos, ose nuanca të fshehta, atëherë është qenie e rëndomtë. Rama mua më emocionon shumë, e them vërtetësish. Ndjehem i privilegjuar që është kryetari im. Ka oratori. Unë i admiroj njerëzit që dinë të flasin, kemi jashtëzakonisht pak të tillë.Ma bëtë mishin kokrra kokrra zoti Shllaku. Çfarë ka ndodhur?Ç’mund të ndodhte, nuk më kanë falur ndonjë pallat 50-katësh. Absolutisht jo!E keni njohur Ramën më parë?E kam njohur si basketbollsit, si artist.Cilat janë cilësitë më të mira të tij?Edi është burrë.Si e keni provuar burrërinë e tij?Burrërinë e Edit e kam provuar në disa raste nga fusha e basketbollit. Shumë burrë! Një burrë në sheshet dhe pavionet ku je përballë njerëzve ku nuk dinë se ç’flasin. Aty tregohet burrëria shpeshherë edhe me heshtje. Në mënyrë burrërore ai i ka kaluar sikur të mos ishin.Po ka një të vërtetë si kryeministër. Punët nuk po shkojnë dhe aq mirë. Ekonomia është në rënie.Ekonomia është në rritje.Këtë unë po e dëgjoj vetëm nga ju dhe ministri Arben Ahmetaj.Me këto reforma që ka bërë Edi Rama do kishim pasoja. Por këto reforma me apo pa narkozë ishin dhe janë të domosdoshme. Edi Rama është një reformator i jashtëzakonshëm.-Ne këtu në Tiranë nuk mendojmë kështu. Nuk e di si ju duket ai andej nga Shkodra?Nga Shkodra dhe tërë Shqipëria, Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka [patur Shqipëria.-Meqenëse po flisni si artist për një artist që është kryeministër po ju them diçka: Nga 33 kryeministra që ka shteti shqiptar, Fan Noli dhe Edi Rama rezultojnë të jenë me profesion artist. Si kryeministër Noli dështoi me sukses. A ke merak që fatin e artistit Fan Noli mund ta ndjekë edhe Edi Rama?Nuk duhet të ngatërrojmë epokat. Nuk krahasohen legjionet e Romës me marinsat amerikanë. Në kohën e Nolit ishin kushte jashtëzakonisht të errëta, jo bardhezi por errësirë plus errësirë.-A gjen krahasim mes Ramës dhe Nolit? Noli përkthente në zyrë, Rama bën piktura.Është njësoj sikur të gjykoj profesorin tim të ndjerë Kadri Roshi se aftin e kujt do të kishte po të mos gjuante peshk.Ndërsa në historiografinë e politikanëve shqiptarë, Rama ka një kënd të veçantë atë të novatorit, në gjithçka në parti, në Shqipëri. Ai e bëri Tiranën për të jetuar njerëzit.-Nga se ndryshon Edi Rama nga Sali Berisha?Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim nga Sali Berisha. Berisha ka një figurë totaliaht të vetën, Edi Rama është një figurë tjetër.-A e vlerësoni Berishën?Nëse nuk e vlerësoj i bie të mos jem shqiptar. E vlerësoj deri aty ku meriton të vlerësohet.Unë i përkas asaj familje që ka qenë e persekutuar. Kur erdhi Partia Socialiste në pushtet filluan të marrin dëmshpërblimet.-A i keni marrë ju dëmshpërblimet si i përndjekur?Po i kam marrë dhe po marrim edhe të tjera. Tani nga bashkëshortja ime. Vetëm me këtë qeveri të përndjekurit po dëmshpërblehen sipas asaj që është premtuar.-Keni treguar një histori me babain e ministrit të Jashtëm, Sul Bushatin kur ka qenë sekretari i Parë dhe ai ju ka dhënë të drejtë, kur dikush ka thënë se e lë teserën e partisë  nëse ju vazhdoni  të kishit role?Bëhej fjalë që unë të mos afrohesha farë fizikisht në teatër. Unë të gjitha rolet i kam për shkak të kësaj historie me Sul Bushatin. Ajo ka qenë historia më rrëqethëse e jetës sime. Të jeni të bindur që Sul Bushati ka një galeri të tërë që ju ka bërë ndere njerëzve, ai e meriton atë mbiemër të madh. Unë do t’i jem  mirënjohës Sul Bushatit deri në vdekje. Ai kurrë mos u bëftë, por nëse do të ketë nevojë për grupin e gjakut tim unë do t’i jap edhe gjakun tim. Ai njeri më ka vënë në piedestalin e teatrit Migjeni. Është nder që unë edhe sot e kësaj dite eci me emrin e teatrit Migjeni.Si ishte kongresi i PS se ju keni thyer disa rekorde. Anëtar vetëm 24 orë dhe u bëtë delegat?Kongresi ishte i jashtëzakonshëm. Partia Socialiste është partia më e mirë në historinë e Shqipërisë.Si iu duk fjala e zt. Ruçit në Kongresin e Partisë Socialiste?Nuk dua ta komentoj atë si njeri, por do ta përmbyll që është një politikan i mirëformatuar ai është sfinks i Partisë Socialiste.A do ta kishe thënë këtë kur ai ishte ministër i Brendshëm pas ngjarjeve të 2 prillit 1991?Po ta them sërish, ai ka ardhur në Shkodër  ka kërkuar të falur në shumë vende dhe e ka sqaruar pozicionin e vet dhe përderisa nuk ka pasur reagime këto që vijnë mbrapa. Atë e akuzuan për shumë gjëra, por asnjë prej tyre nuk rezultoi e saktë. Kjo gjë tashmë është e sqaruar dhe Ruçi nuk ka lidhje me asnjë akuzë nga ato që u bënë atëherë.Si e komentoni shkrimin e gazetarit Enkel Demi këtë të hënë?E mira e të mirës është që kur shkruhet për familjet duhet të vijnë të pyesin nëse njerëzit janë gjallë dhe nëse të mungon ndonjë monografi e familjes sonë e vëmë në dispozicion për ta lexuar e më pas të fillojnë të shkruajnë. Nuk mundemi ne që veprimtarinë e babait tim qysh në 1948 kur hapet teatri i parë gjysmë profesionist Teatri i Sindikatave e hapi Lenc Shllaku, partia e punës ishte asaj kohe, të cilën me babin tim ishte në armiqësi, por ajo parti nuk i hante asnjë hak të punës së tij. Babai im shihej si një zot. Ai ishte baba që në vitet e hershme para se të caktohej djali i tezes i Stalinit Horava për të luajtur Skënderbeun, ishte Lenc Shllaku që po shkonte për të bërë kinoprovën në Moskë edhe e ulën nga aeroplani.Babi juaj do luante Skënderbeun?Po, ai që luan Gjonin.Po kush e ndaloi?Partia e asaj kohe.Nuk keni ndonjë emër konkret?Po ai ishte Lenc Shllaku, vëllai i Gjon Shllakut, se Gjon Shllaku është dënuar me pushkatim pa mbushur 17 vjeç. Ai mban vulën e një trakti, ishte si bejte.A mund të recitoni ndonjë varg?O ti djalë o djalë i riQë ty vetja në qejf të ka hiHiqi sytë o prej MoskovitAshtë turp për ne shqyptarëNë komunizëm me u rrëkatëTuj pas fenë që na e lanë të parëtIliri e shqyptarit me marre po do me I shtiMos përmend Lenin, Stalini, Deka vulën e ngjyen në KremlinËshtë pa vend me i trumbetueNë popull të vet mordja asht lëshueE ashtu natën pa hanë në Shqypni thanë don me ardhëPashkë Defrom do të mërgojëShpirti I mjerëve do të shkretojëÇoju në kam o djemTa shpëtojmë këtë ShqypniKomunizmi tash ka hi me e përpi tokën e të parëveKisha e xhami do të rrafshohenPriftërinjtë në burg do të ngujohen.Kjo është shkruar në 1946 dhe për këtë u dënua me vdekje, pa mbushur 17 vjeç. Ai është helenisti i fundit i Evropës. Përkthyesi i Iliadës.  Një njeri për të cilin parlamenti grek është çuar ën këmbë kur ka mbajtur fjalën.Nëse do të ishte gjallë çfarë do t’i thoje?Xhaxhai im ka qenë gjallë dhe I nderuar kur ka përfundu Iliadën dhe Iliada është trumbetuar në të gjithë botën prej ekzekutuesve të jetës së tij.A ia kanë dhënë nderin që duhej?Absolutisht po. Ndoshta ën atë kohë ishte krizë intelektualësh të vërtetë. Të gjithë ishin të politizuar ndërsa xhaxhai im vinte nga burgjet, pore m një punë të mrekullueshme që nuk mund ta bënte kushdo. Xhaxhai im shkruante natën në burg nëpër thasët e çimentove, teksa përkthente Iliadën dhe kur ka dalë i ka bërë një rikostruksion dhe doli ajo që doli Iliada.Si ju duket qëndrimi i Blushit? Me gjithë respektin që mund të kem për letërsinë e tij dhe për të personalisht e rithem Partia Socialiste është kjo që është dhe ky lloj debati vetëm në Partinë Socialiste mund të ndodhë. Po të ndodhte diku tjetër kam bindjen që nuk do të kishte pasur këtë zgjidhje.A ka të drejtë Ben Blushi?Ben Blushi mund të ketë 1000 të drejta të cilat i di ai, kurse unë kam vetëm një akt, që më fal zt. Blushi por për mua nuk ke të drejtë, sepse ashtu mund të diskutohet edhe mund të ecet pa asnjë stacion, kur Edi Rama është humbës, por ai nuk është humbës. Nëse do të jetë humbës edhe unë votën time do t’ja jap atij që është fitues. Nëse Rama është humbës unë s’ja jap votën që të jetë ai  si kryetar partie.Rebelimet vijnë nga Shkodra. Mimoza Hafizi është shumë kritike ndaj kryetarit tuaj.Partia Socialiste kjo është, nuk ka diktate, nuk ka presione. Anëtari më I thjeshtë nuk qëndron në trysninë e askujt.Po sikur Mimoza Hafizi në 2017 të mos jetë në listën për zgjedhjen e deputetëve do ta thoni përsëri këtë?Ky nuk quhet diktat. Me ndoshta dhe po sikur nuk ecet në politikë. Pse të mos jetë, mund edhe të jetë. Moza nuk flet kot dhe Edit thënia e saj nuk ka për t’i ikur si një thënie në tym. Mikja ime dhe komshia ime profesoreshë Hafizi gëzon respektin tim.