Alarm fals për bombë pranë Rrugës së Elbasanit, ku banon dhe Berisha
Qetësia dhe siguria në Tiranë u prishën për të dytën natë radhazi. Një alarm për bombë u shënua rreth orës 21:00 (17 Mars) në rrugën “Mustafa Matohiti”, një prej zonave më të frekuentuara gjatë mbrëmjeve në kryeqytet.Në këtë zonë, ku ushtrojnë veprimtarinë disa bar restorante të njohura, banojnë shumë personalitete, mes të cilëve edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në këtë rrugë ka selinë Ambasada Iraniane në Tiranë sikurse kanë zyra dhe shumë biznese. Policia e ka marrë alarmin përmes një telefonate anonime.Menjëherë në zonë mbërritën forcat e policisë që krijuan një perimetër sigurie. Policia evakuoi klientët e lokaleve, qyetarët e shumtë që lëviznin në rrugë, sikurse u ndaluan lëvizjet e banorëve të pallateve aty pranë. Ora News ka siguruar disa fotografi të cilat tregojnë rrugën thuajse të boshatisur dhe forcat e policisë që ushtrojnë kontrolle. Për shkak se kërcënimi nuk ishte specifik ekspertët me mjete speciale dhe qentë anti eksploziv kontrolluan në mënyrë të imtësishme të gjithë zonën.Burime policore thanë për Ora News se “Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”. Megjithatë prania e uniformave blu në zonë mbeti e lartë për minuta me radhë. Ndërkohë, mësohet po punohet identifikimin e personit që dha alarmin dhe për të sqaruar nësë vërtete kishte një rrezik të bazuar apo ishte një “lojë e pakëndshme” që trazoi qetësinë publike dhe vuri në alarm policinë e Tiranës[caption id="attachment_701602" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption][caption id="attachment_701603" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption][caption id="attachment_701604" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption][caption id="attachment_701605" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption][caption id="attachment_701606" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption][caption id="attachment_701601" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zona ku u dha alarmi për bombë[/caption]/Ora News/