11 avionë spektakël në qiellin e Tiranës

11 avionët e "Red Arrows", skuadriljes akrobatike të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike kanë mbërritur pasditen e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ku u pritën nga përfaqësues të ambasadës britanike, zv/ministri i Mbrojtjes dhe personalitete të tjera.E gjithë skuadra, do të realizojë në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", si pjesë e programit të forcave ajrore britanike. Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet ky spektakël, ku mjetet fluturuese do të dhurojnë për kryeqytetasit një "show" nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike nesër do të fluturojnë në qiellin e Tiranës.Lideri i Skuadriljes, David Montenegro tregon përshtypjet e para për këtë vizitë në Shqipëri, si dhe detajet aktivitetin e ditës së premte.Montenegro: Është vizita e parë. Nuk kam qenë ndonjëherë në Shqipëri por është kënaqësi që jam këtu. Fluturimi shkoi shumë mirë. Kjo vizitë këtu është pjesë e programit të forcave tona të armatosura. Është kënaqësi të vish në një vend, me të cilin kemi pasur marrëdhënie të mira me forcat e armatosura. Nesër do të jetë një fluturim  në orën 10 në Sheshin Nënë Tereza.Do të ketë tym të bardhë dhe spektakli do të shihet nga të gjithë.  Pjesë e programit do të jetë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj./Ora News/1891056_975976159152391_1722532585805406778_n745_975976175819056_5511086210840070775_n944388_975976192485721_7457872741523200686_n535284_975976209152386_8155175666044192970_n1622259_975976225819051_2496041339676013775_n1935963_975976292485711_5060108207927348790_n10325326_975976319152375_1187719549341780923_n940981_975976125819061_7675294358103982424_n (1)