Reforma në drejtësi, Basha mbështetje në SHBA: Edhe reformë, edhe zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për pastrimin e politikës nga të inkriminuarit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reformën në drejtësi. Lulzim Basha nga Washingtoni i'u përgjigj sfidës së socialistëve për të shkuar në zgjedhje të parakoshme nëqoftëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Ai është i bindur se vendi do të ketë edhe reformë në drejtësi, por dhe zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndëshkuar ligjërisht dhe me votë ata që sipas tij keqqeverisën në këto 3 vjet.Qëndrimi i avancuar i shumicës në lidhje me reformën në drejtësi, ku vë si opsion zgjedhjet e parakohshme nëqoftëse nuk votohet reforma në srejtësi, mori përgjigjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha nga Washington ku ndodhet për vizitë zyrtare.Pas takimeve me zyrtarët e lartë amerikan, Basha tha se ka marrë mbeshtjetje edhe për reformën në drejtësi me qëllim ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, por dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë sipas tij para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve.Basha: O reformën në drejtësi ? O zgjedhje të lira e të ndershme? Edhe reformën në drejtësi edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformën në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë, para ligjit zyrtarët e korruptuar. Për të vënë para ligjit kriminelët me lidhje me pushtetin, të cilët bashkërisht shkelin ligjin duke i imponuar qytetarëve një tirani dhe duke qëndruar për vete me privilegjet e tyre, me korrupsionin e tyre mbi ligjin dhe jashtë ligjit sot e gjithë ditën.Dhe nga ana tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve. Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi edhe zgjedhje të lira e të ndershme.Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, testi i parë për kryeministrin Edi Rama për të treguar nëse vërtet e do reformën në drejtësi është miratimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.Basha: Qëndrimi ynë për Byronë Kombëtare të Hetimi ka qenë i prerë dhe i qartë që prej fillimit. Po Byrosë Kombëtare të Hetimit nën Prokurorinë, ashtu siç ka sanksionuar Komisioni i Venecias.Ky është edhe testi i sinqeritetit për maxhorancën: E do me të vërtetë reformën në drejtësi apo ishte e interesuar vetëm kur kjo t'i mundësonte kapjen e drejtësisë?! Sot që Komisioni i Venecias është shprehur qartë prova, barra e provës është në anën e Edi Ramës. Nëse është gati për reformën në drejtësi, testi i parë është Byroja Kombëtare e Hetimit. Është së pari miratimi i akteve kushtetuese dhe ligjore për t'i hapur rrugë kësaj vegle që lufton korrupsionin në nivele të larta.Dhe së dyti, implementimi i luftës kundër korrupsionit në nivele të larta përmes kësaj Byroje dhe monitorimi i këtij implementimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian"Në ditën e dytë të qëndrimit në SHBA, lideri i opozitës u takua me kongresmenët Dana Rohrabacher, kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan Robert Aderholt dhe David Jolly, me drejtorin për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit Thomas Yazdgerdi, si dhe u prit në një takim të veçantë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.David Jolly: Jam i lumtur të mbështes qëndrimin tuaj për implementimin e ligjit të dekriminalizimit, gjithashtu iniciativën tuaj për realizimin e reformës në drejtësi pasi të nisë zbatimi i ligjit për dekriminalizimin si dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së pari sepse besoj në rritjen e sigurisë në Shqipëri, besoj në miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i opozitës i bëri thirje sërish kryeministrit Rama për dialog potlik për të avancuar me reformën në drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias.