Ligji për falimentin, FMN: I rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit
Ligji i ri i falimentiti shihet nga FMN si një draft i rëndësishëm për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ku në fokus ka qenë kryesisht drafti i ri i falimentit. Ministri Manjani ka informuar zyrtaren e FMN-së për ndryshimet e bëra, ndërsa javën e ardhshme projektligji do të dorëzohet në Kuvend.Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria shqiptare zgjidhjen e ngërçit me falimentin, proçedurat për të cilin arrijnë deri në 5 vjet.Shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar, që prej një jave ndodhet në Tiranë në bisedime me palën shqiptare, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se është diskutuar për përmirësimin e klimës së biznesit, duke u ndalur te drafti i ri i falimentit.Mësohet se Ministri Manjani ka informuar zyrtaren e lartë të FMN-së se projektligji i ri është diskutuar me të gjithë institucionet, ndërsa pritet që javën e ardhshme të dorëzohet në Kuvend.Proçedurat e tejzgjatura të falimentit jan kthyer në gangrenë për biznesin. Kjo si në rastin kur për faliment gjykatës i drejtohen tatimet, kur sipas ligjit tatimpaguesi nuk ka shlyer detyrimet për 3 vjet, ashtu edhe kur është vetë debitori, që kërkon të zgjidhë situatën.Proçedurat zgjasin deri në 5 vjet, periudhë kur biznesi është i detyruar të paguajë taksat dhe tatimet, edhe pse ka shpallur paaftësi paguese, cka bën që borxhi i tij të rritet.Ndërkaq vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë çuar për faliment në gjykatë gjate vitit 2015 118 kompani, biznese të mëdha, me shtrirje në disa qytete të vendit ng 90 qe ishte numri nje vit me pare.Burime nga Tatimet shpjegojnë se shtimi i numrit të kompanive për faliment më tepër sesa me përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, lidhet me evidentimin më të mirë të shifrave të fshehura të borxheve.