Gjuetarët nesër protestë në Tiranë: Kryeministër mbaj fjalën, hap gjuetinë

Përfaqësues të Federatës së Gjuetarëve në Shkodër e kanë pritur Kryeministrin Edi Rama me parulla kundër projekligjit të ri që po përgatit qeveria, që parashikon shtyrje të moratoriumit përtej datës 31 mars.Kjo tentativë ka dështuar, pasi punonjës të gardës dhe policisë nuk e kanë lejuar parullën, duke ia marrë nga duart me forcë përfaqësuesit të gjuetarëve.Megjithatë ai lajmëroi për mediat se nesër në orën 11:00 në kryeqytet, Federata e Gjuetarëve në mbarë Shqipërinë do të protestojë kundër mbylljes së gjuetisë edhe për 5 vite të tjera. “Nesër Federata e gjuetarëve mbarë Shqipërisë në orën 11:00 organizon një protestë në Tiranë me rastin e projektligjit që po përgatit qeveria me mbyll gjuetinë edhe pesë vjet. Unë kisha përgatitur një parullë për nesër në orën 11:00 në Tiranë ku i kërkoj Kryeministrit të hapet gjuetia, të mbajë fjalën që ka dhënë se me datën 31 mars do të përfundojë moratoriumi. Ai nuk do me e mbajt fjalën dhe unë këtë kisha shkruar në parullë, “Shkodra kërkon të hapet gjuetia, mbaje fjalën që ke dhënë zoti. Kryeministër, bëhu burrë”.As parullën nuk më lanë me e çu punonjësit e shërbimit të SHIK-ut dhe policisë. Ma kapën për duarsh me forcë dhe ma hoqën, ky është një turp, shkelje e të drejtave të njeriut. Ata shkelën ligjin, kurse unë jo.As bëra ndonjë grumbullim të paligjshëm këtu, as nuk ishte ndonjë parullë kundrejt Kryeministrit. Thjesht me i kujtu Kryeministrit që mbaje fjalën me e hap gjuetinë”. federata e gjuetareve