Gjiknuri: 250 mln lekë për rrjetin elektrik në Selitë, presim humbjet të ulen në 27%

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike pritet të ulen në 27 %. Ky ka qenë premtimi i ministrit të Energjisë të bërë gjatë inspektimit të një prej investimeve për rinovimin e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet. Kreu i OSHEE Ardian Çela u shpreh se pagesat e e bëra nga qytetarët kanë ndikuar në rritjen e investimeve.Tirane- Investimi në nënstacionin e Selitës i munguar që prej viteve 90 do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për rreth 20 mijë banorë të zonave përreth. Gjatë inspektimit të punimeve ministri i Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se tashmë synim kryesor është ulja e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes duke e çuar atë në 27%.Investimet kapin vlerën e 250 milionë lekëve të rinj, ku parashikohet ndërtimi i një fidri plotësisht të ri.Gjiknuri theksoi se sektori energjetik ka hyrë tashmë në një kthesë të rëndësishme historike, duke e ilustruar këtë uljen e madhe të humbjeve në rrjet.Gjiknuri: Mjafton t’u them një fakt domethënës për Tiranën. Humbjet ishin në 39% ndërsa vitin e fundit ato u mbyllën në 24%. Vitin që jemi presim të kemi një reduktim akoma më të thellë për të gjithë Tiranën. Të gjitha këto investime por edhe masat e ndërmarra kanë bërë të mundur që humbjet të reduktohen në mënyrë radikale duke arritur një rekord historik në vitin 2015 prej 31.1% në shkallë vendi. Synojmë që këtë vit ta çojmë nën 30% nivelin e humbjeve dhe të kapim ato kuota që janë pjesë e projektit të rimëkëmbjes së sektorit energjetik, pra rreth 27% humbje në shkallë vendi".Administratori i OSHEE-së .Adrian Çela u shpreh se të gjitha këto investime po realizohen falë pagesave të qytetarëve.Ministri Gjiknuri tha se sektori energjetik sot është sektori që ka zhvillimet më rrënjësore si nga pikëpamja e institucionalizimit të tregut, nga pikëpamja e transformimit të kompanive dhe nga pikëpamja e investimeve.Investimi që po kryhet kap vlerën e 250 milion lekë të reja dhe parashikon ndërtimin e fidrit të ri, shtrimin e 25 kilometër linjë të tensionit të mesëm 20 kV dhe tensionit të ulët ABC. Gjithashtu do të ndërtohen 14 kabina të reja ndërsa rreth 30 të tjera do të transferohen nga tensioni 10 kV në atë 20 kv.Projekti parashikon edhe montimin e mbi 200 shtyllave që do të fuqizojnë rrjetin e shpërndarjes. Në këtë zonë llogariten rreth 4500 abonentë ose afro 20 mijë banorë që përfitojnë një shërbim më cilësor me energji në sajë të këtij investimi.