Prokuroria skeptike për dënimet alternative, pa ngritjen e institucioneve të rehabilitimit
Dënimet alternative janë politika të cilat organizma ndërkombëtarë por dhe kombëtarë që merren me të drejtat e njeriut këmbëngulin të aplikohen.Por dënimet alternative në kushtet kur institucione të posaçme që do të ndihmonin në rehabilitimin e të miturve nga mosha 14- 18 vjeç apo të të sëmurëve me probleme mendore që u duhet mjekim i nevojshëm janë të vështira për tu aplikuar.Kjo pasi prokurorët gjenden përballë përsëritjes veprave penale nga të dënuarit të cilëve u është aplikuar dënimi alternativ"Edhe vetë prokurorët janë shpesh në dilemë për llojin e dënimit që kërkojnë, sidomos për të miturit dhe personat me probleme të zhvillimit mendor" tha kryeprokurori LlallaProkuroria këmbëngul në krijimin e këtyre institucioneve të posaçme rehabilitimi.Ja çfarë deklaroi kryeprokurori Adriatik Llalla në takimin që u zhvillua sot në Durrës pikërisht për këtë çështjeSa u përket të miturve të moshës 14 deri në 18 vjeç, Prokuroria synon që nëpërmjet dënimeve alternative, t’u krijohen mundësi për t’u riintegruar dhe të zhvillojnë një jetë normale brenda standartit ligjor. Por, sërish u rikthehemi shifrave të vitit 2015. Ka shumë raste kur të miturit e moshës së përgjegjësisë ligjore, pavarësisht dënimeve alternative të mëparshme, janë përfshirë sërish në vepra penale, kryesisht në ato të vjedhjes. Në vlerësimin e Prokurorisë, përsëritja e veprave penale nga kjo kategori e të miturve vjen si pasojë e mungeses se mekanizmave të duhur rehabilitues. Në mungesë të institucioneve të posaçme, dënimet alternative nuk sjellin përmirësim të gjendjes së kriminalitetit tek të miturit. Është shumë e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të hartojnë strategji të plota dhe efikase në këtë drejtim, duke ndihmuar në radhë të parë zbatimin e ligjit penal dhe duke sjellë njëkohësisht edhe përmirësimin e sigurisë në vend. Një tjetër kategori e ndjeshme në aspektin penal janë edhe personat me problem të zhvillimit mendor, të përfshirë në vepra penale.Prej vitesh, Prokuroria këmbëngul që të krijohen institucionet e posaçme, në të cilat këta persona të vuajnë dënimin, si edhe të marrin mjekimin e nevojshëm. Në kushtet aktuale, këto lloj institucionesh janë në numër minimal dhe nuk mund të përballojnë nevojat për kurimin e personave të dënuar. Jemi plotësisht të bindur se, dënimi me burg për këtë grup të pandehurish nuk është zgjidhja më e mirë. Por, në kushtet kur qëndrimi i tyre në ambjente publike paraqet rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tjerë, Prokuroria do të vijojë të jetë e detyruar të zbatojë linjë të ashpër, në rastet kur këta persona kryejnë vepra të rënda penale. Pra, është shumë e rëndësishme që takimet dhe diskutimet periodike të shndërrohen në veprime konkrete, në krijimin e mekanizmave të duhur ligjor dhe infrastrukturor për të rritur numrin e dënimeve alternative, krahasuar me dënimet me burgim.