Në Durrës bulmeti dhe mishi shiten në rrugë, AKU nuk vepron

Situata e tregjeve në vend vijon të jetë problematike për shkak se produktet shiten në rrugë dhe AKU nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar situatën. Vëzhgimi është bërë në tregun e Durrësit, ku në trotuare dhe në tezga shitet bulmeti, mishi dhe peshku duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e qytetarëve.AKU nuk ushtron kontrolle ndaj tregjeve ambulantë dhe informalë duke rrezikuar jetën e konsumatorëve, të cilët blejnë nënprodukte të qumështit, mish jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.Situata paraqitet problematike në tregun e Durrësit, ku ende tregëtohet në rrugë mes baltës dhe ndotjes pa asnjë standard.Qytetari: Ndonjë frut do ta marrim se nuk kemi çfarë të bëjmë, se nuk ke ku e gjen.Qytetarja: Bulmeti duhet të mbahet në kushte të mira.Duhet frigoriferi, pastërtia, të gjitha.Qytetari: Mua më bën shumë përshtypje për moshën që kam. Habitem, maten, stërmaten dhe kur vjen puna prapë i lejojnë. Merre me mend shitet pula në çdo vend, ose vezë në çdo vend.Mishi dhe peshku gjithashtu shitet në kushte pa higjenë, duke u kthyer në një rrezik real për konsumatorët.Kontrollet e AKU-sëmungojnë, ndërsa mishi nuk çertikohet nga veterinerët.