Operacioni antiterrorizëm, një nga autorët e sulmit është vrarë, dy në kërkim
Një nga nga tre autorët e dyshuar të sulmit ka mbetur i vrarë gjatë përplasjes së armatosur me policinë belbe.Këto janë të dhënat më të fundit që vinë nga operacioni antiterrozëm në Bruksel që ka nisur prej mëngjesit të sotëm.Nga të shtënat me armë u plagosën dhe katër oficerë, të gjithë shtetas belgë, pasi tre persona hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të tyre.Ndërkohë vijojnë kërkimet nga policia belge në bashkëpunim me atë franceze për kapjen e dy autorëve të tjerë, të cilët i shpëtuan policisë gjatë kontrollit të banesës në lagjen Forest, duke u arratisur nga çatia.Sipas kreut të Bashkisë së Brukselit ata janë të rrethuar.Lagjia Forest ndodhet në afërsi të Molenbek, zonë e njohur për strehimin e personave të përfshirë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku 130 persona mbetën të vrarë.Ministri i Brendshëm francez Bernard Casanueve tha se në operacionin për kapjen e autorëve të të shtënave janë përfshirë edhe homologët francezë të oficerëve belgë.Një pjesë e mirë e Brukselit është blinduar, teksa policia u ka kërkuar bonorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të mos dalin nga shtëpitë.Veçanërisht zona e bastisjes po monitorohet me helikopter dhe forca të shumta të rendit, teksa një shkollë fillore aty pranë është mbyllur.Forcat belge të sigurisë janë ende në kërkim të të dyshuarve dhe bashkëpunëtorëve të militantëve të Shtetit Islamik me bazë në Bruksel të përfshirë në sulmet e kryeqytetit francez.Një nga të dyshuarit, 26-vjeçari Salah Abdeslam është ende në arrati.Ai u largua nga Parisi menjëherë pas vëllai i tij hodhi veten në erë gjatë sulmeve vdekjeprurëse.Deri tani 10 persona ndodhen të arrestuar lidhur me sulmet terroriste.


