Universiteti Bujqësor me fabrikë qumështi. Meta: Po rriten standardet, të rrisim eksportet
Falë financimit të BE universiteti bujqësor i Tiranës tashmë do të ketë edhe një fabrikë përpunimi të qumështit, e cila është në shërbim të studentëve dhe mësimdhënies. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta theksoi se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për ushqimin.Meta: Është një rritje e vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t’ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.Kryetari i Kuvendit vuri në dukje faktin se edhe pse ka pasur rritje të prodhimit vendas dhe vëmendje të shtuar në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit ka ende punë për të bërë në mënyrë që të përmbysen në aspektin pozitiv, raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.Meta: Në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas, ka një vëmendje të shtuar dhe më të madhe në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit, por jam i bindur, dhe besoj se këtë mendim ndani edhe ju, se jemi ende larg asaj që duhet të arrijmë dhe që duhet të synojmë për t’i përmbysur në mënyrë pozitive, sa më shpejt të jetë e mundur raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.Ndërsa ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se ngritja e fabrikës është tregues i zhvillimit. Ministri Panariti apeloi për konsumim të produkteve shqiptare pasi ofrojnë cilësi dhe siguri./Ora News/