Breivik përshëndetje naziste përpara gazetarëve

I burgosuri për vrasjen e 77 personave, Anders Breivik, ka bërë një përshendetje naziste, gjatë kthimit të tij në gjyq, ku ka paditur shtetin norvegjez për dhunimin e të drejtave themelore të njeriut. Breivik pretendon se mënyra se si ai po trajtohet në qelitë e burgimit është çnjerëzore dhe se bie ndesh me konventën Europiane të lirive dhe të drejtave themelore. Ndërkohë Avokati ka shtuar se klienti po përballet edhe me dhunë psikologjike. Breivik është i dënuar me 21 vite heqje lirie. Anders Breivik, i burgosuri për vrasjen e 77 personave në vitin 2012, ka përshëndetur në mënyrë naziste gjatë rikthimit e tij në sallën e gjyqit, ku ka paditur shtetin e Norvegjisë për shkeljen e të drejtave të tij themelore. Ai pretendon se trajtimi që po i serviret në burg është çnjerëzor dhe se bie ndesh me konventën europiane për liritë dhe të drejtat e njeriut. Avokati i tij gjatë fjalë së mbajtur përballë trupit gjykues deklaroi se ndëshkimi që po bëhet Breivik është më keq se dënimi me vdekje."Gjëja kryesore që Breivik ka vendosur të bëjë në burg është që të studiojë dhe ai ka pushuar së bëri një gjë të tillë. Kjo është një shenjë se izolimi i që i është bërë atij ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor të klientit tim. Qëndrimi nën masa të rrepta sigurie përgjatë gjithë dënimit është diçka që duhet diskutuar, pasi kjo gjë nuk është normale."Në padinë e Breivik përfshihet gjithashtu dhunimi i jetës private dhe asaj familjare, trajtimi degradues si dhe tortura. Seanca gjyqËsore e tij do të zgjasë deri ditën e premte, ndërkohë që dëshmia e Brievik do të jepet ditën e premte. Në rast se gjykata do të konsiderojë se masat e sigurisë që janë aplikuar nga vrasësit të 77 personave janë të ashpra dhe dhunojnë liritë e tij themelore, autoritetet e burgot do të duhet që të ndryshojnë disa kufizime të cilat i janë bërë atij deri më tani.88774380_88774379-620x330/Oranews.tv/