Ndërtimi i unazës së vogël, bllokohen disa rrugë, devijohet trafiku
Kryerja e punimeve në unazën e vogël, ka sjellë bllokime të disa rrugëve dhe devijime në segmente pranë qendrës. Bashkia e Tiranës bënë të ditur skemën e lëvizjes së automjeteve të kryeqytetit dhe zhvendosjen e stacionëve të autobusëve urban. Ndërtimi i unazës së vogël do t'i hapë rrugë projektit për kthimin e sheshit Skëndërbej në pedonale. Trafiku në Tiranë do të devijojë në disa rrugë që të vijnë drejt qendrës për shkak të punimeve që po kryehen në ndërtimin e unazës së vogël. Bashkia e Tiranës bën të ditur se qarkullimi i automjeteve në rrugën e "Barrikadave", segmenti "Luigj Gurakuqi" deri në rrugën e "Dibrës", do të bëhet i kufizuar.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar Në kryqëzimin e rrugës "George.W.Bush" me rrugën "Luigj Gurakuqi", drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.Rruga "Dibrës", segmenti sheshi "Skënderbej" deri rruga "Barrikadave", me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.Po ashtu do të bllokohet dhe Segmenti pas pallatit të Kulturës nga ana veriore do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.Devijime do të ketë dhe në kryqëzimin e rrugës sheshi"Skënderbej" me rrugën "Luigj Gurakuqi" te xhamia, drejtim i detyruar drejt.Gjithashtu ndërtimi i Unazës së Re do të ketë zhvendosje të stacionëve urban dhe devijimi të lëvizjeve të autobusëve. Ndërhyrja në infrastrukturë për ndërtimin e unazës së re bëhet për kthimin e sheshit skëndërbej në pedonale që sipas bashkisë së tiranës do të cliroj një ndër artieret kryesore të qytetit dhe do të reduktoj në mënyrë të ndjeshme ndotjen./Oranews.tv/