Transportonte granata dhe municione me biçikletë, pranga 28 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2016, 21:44
Kishte pandehur se do të transportonte municione me anë të biçikletës, por një i ri në Shkodër nuk ia doli.Ai u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”, pasi në biçikletën e tij u konstatua një çantë e dyshimtë.Në pranga përfundoi Prel (Brezart) Pllumbaj, 28-vjeç.Policia tha se i kishte gjetur 5 granata difensive, 3 ndezësa, 645 fishekë model 56, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, duke sekuestruar një armë gjahu pa leje.Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
/Ora News/