Festa në Elbasan, qyteti i ballokumeve "pushtohet" për Ditën e Verës
Dita e Verës ka sjellë festën në qytetin e Elbasanit. Mijëra qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë mbushur rrugët dhe sheshet ku janë përqendruar festimet.Bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një sërë aktivitetesh të cilat mbajtën qytetarët në shesh.Qazim Sejdini: Me këtë ras uroj uroj për Ditën e Verës jo vetëm qytetarëve të Elbasanit por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë pasi ajo u bë tashmë festë kombëtare. Elbasani sot është në festë. Festa ka filluar disa ditë përpara, ka vazhduar me festivalin e këngës popullore me panairin e ditës së verës dhe shumë gjëra të tjera. Festimi është tradicional. Një gjë është për tu shënuar, kanë qenë mijëra sqytetarë që kanë ndjekur festivalin mbrëmjen e djeshme. Një ditë që kërkon më shumë respekt për njëri tjetrin më shumë punë, më shumë shëndet.Mbrëmë ka qenë nata e verës, e cila festohet në familje, sot është dreka e verës, e cila bëhet në pikniqe, në lokale, dhe kudo. Elbasani është mikëpritës. Kjo festë do të zgjasë gjithë ditën.Tregtarët kanë mbushur dyqanet dhe rrugët me produktin tradicional të Ditës së Verës, ballokumen, më e kërkuara nga qytetarët në këtë ditë festive.Në këtë ditë nuk kanë munguar urimet dhe këshillat e politikës.Bamir Topi: Festa e verës është për të gjithë, por më e bukur është këtu në Elbasan. Erdha për ta ndarë së bashku me miq dhe për tju uruar nga Elbasani.Përgjate bulevardit kryesor Aqif Pasha parakaluan maskat shumëngjyrëshe për karnavalet e 14 marsit.Elbasani është qyteti simbol i Ditën e Verës, festës që tashmë është e shënuar zyrtarisht me të kuqe në kalendar.
/Oranews.tv/