Pas sulmeve në Ankara, Erdogan: Do të gjunjëzojmë terrorizmin

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan është zotuar se do të gjunjëzojë terrorizmin pas sulmit kamikaz që shkaktoi të paktën 36 të vdekur dhe më shumë se 120 të plagosur në Ankara. Erdogan u shpreh se shpërthimi do të forcojë edhe më tepër vendosmësinë e forcave turke të sigurisë për të luftuar terrorizmin.Presidenti turk u shpreh se grupet terroriste kanë vënë në shënjestrën e tyre civilë pasi po humbasin betejën me forcat turke të sigurisë. Sipas tij Turqia po shndrrohet në një vend shënjestër për sulmet terroriste, për shkak të jostabilitetit rajonal gjatë viteve të fundit.Ndërsa bëri thirrje për bashkim kombëtar, ai tha se Truqia do të përdorë të drejtën e saj për t'u vetëmbrojtur për të shmangur sulme të tjera."Qytetarët turq nuk duhet të shqetësohen, beteja kundër terrorit do të mbyllet me sukses dhe terrorizmi do të gjunjëzohet," Erdogan.Sulmi që ndodhi në Guvenpark, në sheshin Kizilay, një qendër kryesore e transportit dhe zonë tregtare, u dënua nga ndërkombëtarët.SHBA përmes zëdhënsit të Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni mbështet përpjekjet e Turqisë për të luftuar kërcënimin terrorist. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu dënoi shpërthimin duke nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla dhune.Edhe Partia Demokratike e Popullit që mbështet kurdët, përmes një deklarate reagoi për shpërthimin duke e dënuar dhe shprehu dhimbjen për viktimat.Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen. Por, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha se hetuesit janë duke i ndjekur gjurmët dhe se autoritetet "kanë informata konkrete lidhur me grupin terrorist që ndodhet prapa sulmit."Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala tha se emri i organizatës që qëndron prapa sulmeve do të bëhet i ditur sapo të mbyllen hetimet.Ky është sulmi i tretë në Ankara në pesë muajt e fundit, në zona në afërsi të zyrës së kryeministrit, parlamentit dhe ambasadave të huaja, në një kohë kur Turqia po angazhohet në luftën kundër Shtetit Islamik dhe kundër luftëtarëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.