Përgjimet nxorën zbuluar profesorin e rremë që kërkonte 900 euro për tre provime
Zbardhet skema e mashtrimit të dy personave të arrestuar dy ditë më parë për marrje parash lidhur me pranimet në Akademinë e Sigurisë.Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e përdorur nga dy të arrestuarit dhe një person i tretë i përfshirë në mashtrim.Në qendër të skemës mashtruese sipas organit të akuzës ka qenë shtetasi Gëzim Metalia, 44 vjeç.Edhe pse nuk kanë pasur asnjë kontakt me Komisionin e Vlerësimit të testit, apo me personelin e Akademisë, tre shtetasit i kanë marrë në bashkëpunim shumën prej 900 eurosh një kandidati nga Cërriku, që ishte regjistruar për konkurim në Akademinë e Sigurisë, duke e mashtruar nga fillimi i bisedës me të deri në fund.Nga përgjimi i një bisede të zhvilluar mes të arrestuarit Gëzim Metalia dhe të dyshuarit tjetër Erald Hasanllari, del qartë se gjithçka është e sajuar.“Gëzimi e ka marrë në telefon Erald Hasanllarin dhe i ka thënë që të hiqej si pedagog i Akademisë së Sigurisë.I ka thënë të prezantohet si “Shef Kadriu”, thanë burimet e Prokurorisë.Policia bëri arrestimin e Gëzim Metalisë dhe Rexhep Rexhës të premten, ndërkohë që të shtunën Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen ndaj të tyre të masës së sigurisë “arrest me burg" për akzuën “Ushtrim ndikimi te paligjshem”.Më poshtë janë detaje nga materiali hetimor"Në vijim të bisedave të kryera mes shtetasve Gëzim Metalia, Rexhep Rexha dhe B. L, mbi dhënien e 900 eurove si këmbim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë, janë kryer veprimet hetimore, në bazë të të cilave ka rezultuar se më datë 24.02.2016 në orën 13:00, shtetasi B. L. është takuar me shtetasin Gëzim Metalia dhe Rexhep Rexha.Gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre del qartë që Gëzim Metalia i thotë B.L. se për këtë fakt kishte folur me një person të quajtur Kadri, i cili ishte profesor dhe kishte marrë përsipër të kryente këtë punë kundrejt shumës prej 900 euro. Sipas Gëzimit, ai i kishte lënë peng automjetin në pronësi të tij derisa ti shlyente shumën e premtuar.Gjatë këtij bashkëbisedimi, shtetasi Gëzim Metalia i shpjegon shtetasit B. L. se duhet të paguante shumën prej 300 euro për çdo fazë testimi(testimi me shkrim, testimi fizik dhe testi i inteligjencës), pra gjithsej 900 euro.Edhe pas këmbënguljes së shtetasit B. L. për tu takuar personalisht me të ashtuquajturin Profesor Kadria, shtetasi Gëzim Metalia nuk ia ka plotësuar këtë kërkesë, por duke komunikuar me një person në telefon (sipas tij me profesor Kadrinë) është justifikuar me faktin se profesor Kadria ishte në Vlorë dhe nuk mund të vinte.Pasi mbyll telefonin me “Profesor kadrinë”, ai i drejtohet shtetasit B. L., duke i thënë se nëse donin të takonin profesor Kadriun duhet të vinte në Tiranë të dielën ose të martën.Nga raportet e vëzhgimit shfaqet qartë shtetasi Gëzim Metaliaj duke marrë 300 euro.Përpara uljes në tavolinë me shtetasin B. L., shtetasi Gëzim Metalia ka komunikuar me numrin e telefonit xxx139, të cilit me anë të një mesazhi i thotë atij: “do vin ato të Cërrikit për shkoll, do të marr un ti je profesori emrin e ke Kadri” dhe pas kësaj bisedon edhe në telefon me këtë numër duke u shtirur sikur po fliste me profesor Kadriun.Nga verifikimet e kryera kjo bisedë është kryer me shtetasin Elton Hasanllari, i cili ka në përdorim numrin e telefonit ...139.