Ja si u sulmua me koktej molotovi shtëpia e kryeministrit Mustafa

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë publikuar pamjet filmike të sulmit me koktej molotovi  të shtëpisë së kryeministrit Mustafa nga aktivistët e Vetëvendosjes pas protestës së 26 shkurtit.Videoja u shoqërua me një reagim të zyrtarëve të LDK-së për sulmin e ndërmarrë gjatë orëve të fundit nga aktivistët e partive opozitare të cilët përdorën sërish koktej molotovi për të sulmuar zyrat e Presidencës.LDK dënoi edhe nëjherë aktet e dhunës, duke u shprehur se prej muajsh opozita ka penguar kryerjen e punimeve të Kuvendit.Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar dhe sulmet në shtëpitë e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, të cilëve u janë dëmtuar dhe objekte të ndryshme, përfshirë makinat.Sa i përket molotovit të hedhur në Presidencë, policia tha se personat e dyshuar janë ende të paidentifikuar dhe kanë pasur për qëllim djegien e zyrave presidenciale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe njësitë hetimore por nuk kanë arritur  të ndalojnë të dyshuarit.Sipas policisë, personat e dyshuar pas hedhjes së molotovit janë larguar në drejtim të rrugës “Agim Ramadani” me një makinë të bardhë.