Rubiku pa Urgjencë, banorët duhet të shkojnë në Lezhë për çdo problem

8 mijë banorëve të Rubikut u duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Lezhës për çdo urgjencë shëndetësore.Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë i ka hequr prej dy vitesh kësaj zone urgjencën, ndërsa  qendra shëndetësore e Rubikut qëndron e hapur deri në orën 23:00.Banorët shprehen se në këtë situatë jeta e tyre është në rrezik kur sëmuren, ndërsa i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të rikthejë urgjencën në këtë zonë.Banori: Nuk ka fare, këtu ka vetëm tre mjekë që rrinë vetëm paradite, pasdite, në darkë dhe natën nuk ka fare.Banori: Urgjenca duhet ditën dhe natën.Banorja: Është problem, unë jam me tension. Ka boll me tension, ka boll të sëmurë që për një gjilpërë apo serum vdes. Kam shkuar unë personalisht natën, qendra e mbyllur.Infermierja e Qendrës Shëndetësore në Rubik thotë se ka raste të shumta të qytetarëve të cilët  sëmuren gjatë nates, duke kërkuar shërbim urgjence.Shqiponje Bushulli: Ka pasur me mijëra raste, sidomos hipertensioni që është shumë i rëndësishëm për njerëzit dhe helmimet. Fëmijët me temperaturë 40 gradë. Deri sa e kanë marrë vesh janë përplas prapë tek spitali.Mbyllja e urgjencës në këtë zonë ka bërë që dhjetëra qytetarë që sëmuren pas orës 23:00 të mbrëmjes ti drejtohen Urgjencës së spitalit të Lezhës apo Rrëshenit për të marrë ndihmën e shpejtë.