Meta pret Ministrin e Parlamentit turk: Thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot një delagacion turk i cili kryesohet nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu dhe që janë Tiranë në kuadër të pjesmarrjes në simpoziumin dyditor të organizuar në nderim të figurës së Mehmet Akif Ersoit, personalitetit me origjinë shqiptare i cili themeloi himnin e Turqisë. Meta dhe zyrtari i lartë turk kanë diskutuar për mardhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushat strategjike për ekonominë.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka takuar një delegacion turk, të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu.Gjatë takimit Meta dhe Gundogdu e vunë theksin te marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë si dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të këtyre marrëdhënieve në fusha të rëndësishme si ekonomi, shëndetësia, kultura dhe arsimi.Ahmet Gundogdu:Falënderojmë shumë Kryetarin e Kuvendit që priti delegacionin tonë të Sindikatave të Arsimit të Turqisë, deputetët e Parlamentit tonë të qytetit të Stambollit, të Konjës dhe Urfës. Kjo është një vizitë që bëhet për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve tona. Vëllazëria forcohet duke vizituar njëri-tjetrin dhe delegacioni i fundit i shtetit tonë ka qenë Kryetari i Parlamentit të Turqisë që ka vizituar Shqipërisë.Dëshirojmë që të gjitha marrëdhëniet tona ekonomike, sociale, politike, arsimore të forcohen, por aq më tepër marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona të forcohen sa më shumë.Ilir Meta: Marrëdhëniet midis dy vendeve, pra midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe të gjithanshme.Marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona po ashtu. Pranova me kënaqësi ftesën për të vizituar Turqinë së afërmi, duke qenë se kemi një Kryetar të ri të Parlamentit në Turqi, por marrëdhëniet tona dihet që janë mjaft solide dhe tradicionale. Kemi folur edhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por natyrisht që kemi folur jo pak edhe për krizën në Siri dhe sidomos për krizën e refugjatëve, ku dua të vlerësoj edhe një herë Turqinë për një përpjekje gjigante që po realizon për të ndihmuar miliona refugjatë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta.Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Gundogdu sëbashku me një grup deputetësh turq vizituan Shqipërinë për të marrë pjesë në simpoziumin dy ditor të organizuar në nderim të figurës së Mehmet Akif Ersoit, personalitetit me origjinë shqiptare, i cili themeloi himnin e Turqisë.