I riu me maskë alarmon “Shqiponjat”, po lëvizte me "BMW" në zonën e Bllokut

Tre të rinj janë shoqëruar mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër 2 të kryeqytetit nga forcat “Shqiponja”.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku shërbimet e skuadrës Shqiponja kanë konstatuar në lëvizje një mjet tip "BMW", ku drejtuesi i mjetit kishte vendosur një maskë.Policia thotë se ky mjet krijonte shqetësim tek banorët në zonën e Bllokut. Menjëherë ështe bërë ndalimi i mjetit.“Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Shehu 24 vjeç, ishte me maskë në kokë në momentin e ndalimit dhe në brendësi të mjetit ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë”.Nisur nga dyshimet se ky drejtues mjeti me "fytyrë të mbuluar" mund të kryente ndonjë vepër penale dhe me qëllim parandalimim e ndonjë ngjarje të mundshme u bë shoqerimi i tij për sqarimin e rrethanave në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.Sëbashku me me të u shoqëruan dhe  K. Nasko, 23 vjeç dhe A. B, 18 vjeçe, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të mjetit nuk janë konstatuar sende të jashtëligjshme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.