Rrëshkitje dherash e gurësh në hyrje të qytetit, rrezikohen qindra banorë

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar gjithë rajonin verilindor te vendit  gjatë 48 orëve të fundit, hyrja kryesore për në qytetin e Kukësit nëpërmjet Rrugës së Kombit ka humbur funksionin e saj, duke rrezikuar dhe qindra udhëtarë  të fshatrave përreth, të cilët përmes kësaj hyrje lidhen me qytetin.Të rrezikuar janë dhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre në afërsi të këtij masivi, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rrëshkitjes së dherave e gurëve bashkë me shtëpitë e tyre duke u favorizuar nga terreni shumë i thepisur.Sipas përfaqësuesve të Bashkisë, për shkak se mungojnë kanalizimet e ujrave të bardha, qarkullimi për në hyrjen e qytetit ka probleme.Fasli Gërmizi: Pre ditësh Bashkia e Kukësit po merret me rehabilitimin e hyrjeve të Kukësit. Më problematike është hyrja nga Prizreni ku jemi tani për shkak të kanalizimeve të ujërave të bardha që janë problematike, shto këtu dhe strukturën e tokës që është në krah. Është një strukturë e paqëndrueshme dhe sjell problematike me shembjet. Kjo hyrje do të jetë në vëmendje të Bashkisë, që të jetë e gjelbëruar, me kanalizime të standartit dhe është në projekt që të ndriçohet.Edhe pse ky është një ndër të paktat nënkalime që lidhin autostradën  me zonat e banuara, çdo herë që reshjet e shiut janë prezente qarkullimi në këtë hyrje bëhet me vështirësi ose në rastin më të keq bllokohet duke detyruar banorët e fshatrave të zgjedhin rrugë alternative për tu lidhur me qytetin e Kukësit.kukes 1 kukes KUKES2